Futboll Seria A Sport

BOMBA E DITËS/ JUVENTUSI dhe Man United përgatiten për “shkëmbimin e shekullit”

Skuadrat e Juventusit dhe Manchester United mund të bëhen protagonistë të një super-shkëmbimi në merkaton e janarit, që do të përfshijë dy nga futbollistët më të mirë në botë. Bardhezinjtë kërkojnë të sjellin me çdo kusht në Torino mesfushorin francez Paul Pogba dhe për t’ia arritur qëllimit janë gati të ofrojnë në shkëmbim sulmuesin argjentinas Paolo Dybala, një shkëmbim “kokë më kokë”, pasi të dy futbollistët vlerësohen rreth 150 milionë euro secili.

Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja britanike “Mirror”, sipas së cilës Beppe Marotta ka takuar shefin e United, Ed Woodward, duke i ofruar këtë shkëmbim, që duket se do të kënaqte të dyja palët. Sulmuesi 24-vjeçar Paolo Dybala nuk po gjen hapësira te Juventusi pas ardhjes së Cristiano Ronaldo, teksa e ka nisur ndeshjen vazhdimisht nga stoli, ndaj transferimi në “Old Trafford” do të ishte një opsion i mirë për të.

Ndërkohë që, Juventusi asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të rikthyer në skuadrën Pogba, që u largua te United dy vite më parë, por këtë sezon ka patur mjaft polemika me trajnerin Jose Mourinho. Pogba ka refuzuar të rinovojë kontratën dhe është shprehur i hapur për t’u larguar nga Manchesteri, ndaj ky shkëmbim mund të jetë një zgjidhje ideale për të dy lojtarët dhe të dyja skuadrat.

Related posts

Antonie Griezmann e refuzon kontratën e re me Atleticon, gjithnjë e më pranë Barcelonës

Q.Autor

PAS TËRMETIT SHKATËRRUES/ Rikthehet Kategoria Superiore, dilema për derbin e kryeqytetit

Delo.autor

Sharapova: Nuk do të bëhem kurrë mike me Serenën

Sadik.Autor

Leave a Comment