Futboll Sport

BONIEK “MASAKRON” BALOTELIN/ Italia luajti me një lojtar 15 kg mbi peshë…

Pas fjalëve të kundërta dhe me replika të ashpra mes Arrigo Sacchi dhe Mino Raiola, është Zibi Boniek, ai që ndërhyn në debatin mbi Mario Balotellin. Ish-lojtari i njohur polak i Juventusit e bën këtë në pozitat e presidentit të Federatës Polake të Futbollit. Dhe fjalët që ai nxjerr nga goja në këtë rast, sigurisht nuk janë komplimente.

“Unë do të doja të kisha një kombëtare si ajo italiane, me kaq shumë lojtarë të talentuar dhe të fortë. Natyrisht, tek Italia pashë edhe një lojtar, me 15 kg mbi peshë. A ishte Balotelli? Këtë nuk dua ta them…”, – nënvizoi Boniek për “Radio Rai 1”.

Një ndjenjë e konfirmuar nga “La Repubblica”, sipas të cilës Balotelli duket të jetë shumë larg nga pesha ideale e 88 kg. Pra, ish-lojtari i Juventusit dhe Romës anon më shumë nga vlerësimi i Arrigo Sacchit. Ai shtoi: “Kam folur me Sacchi pas ndeshjes dhe ramë dakord që Balotelli nuk ishte i përgatitur. Nga pikëpamja fizike nuk ishte i gatshëm për një lojë si kjo.

Mbështes fjalët e Sacchit, sepse ne po flasim për inteligjencën e futbollit. Më vjen keq për Marion, por e pashë atë të papërgatitur në disa përpjekje, kështu që është faji i tij, sepse nuk është gati. Një profesionist nuk mund të jenë në këto kushte, kështu që nuk ka asnjë pikë vlerësimi”.

Së fundi, Boniek analizon ndeshjen: “Nuk jemi plotësisht të kënaqur, mund të shkonim 2-0, pastaj ndëshkimi me barazim erdhi. Dy të plagosur janë më mirë se një i vdekur…, pasi kam shumë miq në Itali”.

Related posts

PARA DERBIT TË “MADONINËS”/ Rebic: Inter, kemi ndryshuar në janar!

Delo.autor

BENFICA-BARCELONA/ Koeman i beson treshes së sulmit Depay-De Jong-Roberto (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Eriksen plus 20 milionë euro, Inter gati të afrojë në Milano yllin e Realit…

Delo.autor

Leave a Comment