Champions League Futboll Sport

BRAZILIANI “VRASËS”/ “Edhe po t’i nxjerrësh sytë” Firmino SHËNON, çmendet interneti

Kreativiteti i shpalosur në internet është për t’u admiruar, pas çdo incidenti, goli apo ndodhie interesante në fushën e blertë. Janë “mjeshtrit e mediave sociale” që shpalosin talentin dhe imagjinatën duke bërë virale krahasime qesharake që shpërndahen në rrjetë në kohë rekord.

I tillë ka qenë edhe festimi i golit, që i dha Liverpool-it fitoren ndaj PSG-së, nga Roberto Firmino, i cili mbuloi syrin e dëmtuar në ndeshjen me Tottenham-it fundjavën e kaluar.

Kjo nënkuptoi që Firmino nuk ndalet edhe po “t’i nxjerrësh sytë”.

Në rrjetet sociale e kanë krahasuar me kapitenin e Piratëve të Karaibeve, e kanë paralelizuar gjestin e tij me testin mjekësor të syve, si edhe kanë hapur kuice ku shkruajnë mënyrat si mund të shënosh një gol: me të dy sytë, pa sy ose me një sy (si në rastin e Firminos).

Related posts

AXHENDA E CHAMPIONS LEAGUE/ Fillon më 14 shtator, ja ku do të luhet finalja…

Delo.autor

LIVE/ Edinson Cavani shënon një gol të “çmendur” ndaj Portugalisë (VIDEO)

Isa.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ Legjenda e portës largohet pas 15 viteve nga kombëtarja e…

Isa.Autor

Leave a Comment