Bundesliga Futboll Sport

BUNDESLIGA/ Bayern rimerr kreun, Robben ngjitet në vendin e shtatë, fiton edhe Leipzig

Bayern Munich ka mundur 3-1 Bayer Leverkusen dhe ka rimarrë kreun e Bundesliga-s. Kjo ka qenë fitorja e tretë radhazi për bavarezët në tri javët e para të kampionatit gjerman.

Ka qenë një sukses i vështirë për t’u arritur nga vendasit, të cilët e kanë parë veten në disavantazh pas vetëm pesë minutash lojë, me Wendell që ka shënuar me penallti për miqtë. Gjithsesi, festa e Leverkusen ka zgjatur vetëm pesë minuta, teksa Tolisso ka rikhyer baraspeshën në minutën e 10-të të ndeshjes.

Skuadra e Kovac ka kompletuar përmbysjen në minutën e 19-të falë një goli të Robben, i cili ka shkuar në kuotën e 140 realizimeve me fanellën e Bayern në të gjitha kompeticionet, duke barazuar Elber dhe duke u bërë golashënuesi i shtatë më i mirë në historinë e bavarezëve.

Ndeshja është mbyllur përfundimisht për miqtë në minutën e 80-të pas kartonit të kuq të marrë nga Bellarabi. Një minutë para fundit të kohës së rregullt, Bayern ka realizuar edhe golin e tretë me James Rodriguez. Kolumbiani ka shënuar edhe në të 95-ën, por goli është anuluar për pozicion jashtë loje Kjo humbje e lë skuadrën e “Aspirinave” në vendin e fundit me zero pikë.

Në ndeshjet e tjera që janë luajtur sot në Bundesliga, Lepzig ka mundur 3-2 hannover, Dusseldorf ka fituar 2-1 në shtëpi me Hoffenheim. Mainz-Augsburg është mbyllur 2-1, ndërsa Wolfsburg-Hertha ka përfunduar në barazim 2-2.

Related posts

E BUJSHME/ Skënderbeu nënshkruan me ish-sulmuesin e TALENTUAR të Partizanit

Isa.Autor

ROVISHATË “ALLA IBRAHIMOVIC”/ Cavani gol të çmendur në Kupën e Amerikës (VIDEO)

Delo.autor

BEFASON FRED/ Legjenda e ARSENALIT e bindi t’i bashkohet Man United

Isa.Autor

Leave a Comment