Futboll Premier League

Klopp befason: Emre Can mund të qëndrojë te Liverpool

Eshtë objektivi kryesor i Juventus, por në fund të historisë Emre Can mund të qëndrojë te Liverpool. “Bomba” e merkatos vjen nga Jurgen Klopp, që nuk është dorëzuar për humbjen e mesfushorit gjerman me kosto zero. “Jemi në bisedime me të, – tha trajneri i Liverpool.

Gjithçka është e hapur dhe asgjë nuk është vendosur. Gjithçka po shkon mirë brenda dhe jashtë fushës së lojës, me përjashtim të faktit që nuk ka firmosur kontratën e re, por ky nuk është një problem.”

Rezultate imazhesh për klopp can

Vetëm pak muaj më parë në fjalët e tij nuk ishte e vështirë të gjeje dorëzimin për atë që dukej e pashmangshme. “Në janar mund të firmosë me një ekip tjetër? Eshtë pjesë e lojës, nëse ndodh nuk mund të ndryshojmë asgjë.

Sepse kjo vlen edhe për ne, nëse do të gjenim një futbollistë të aftë pa kontratë do të përpiqeshim të bënim të njëjtën gjë,” – kishte thënë Klopp në prag të ndeshjes kundër West Ham në nëntor 2017, i pyetur për të ardhmen e Emre Can, që krahas Juventus i pëlqen gjysmës së klubeve në Europë.

Rezultate imazhesh për klopp can

Pesë muaj më parë, teksa futbollisti nuk ka firmosur asnjë kontratë, atmosfera dhe ndjesitë te Liverpool kanë ndryshuar. Ndoshta kjo vjen nga rezultatet që ka pasur ekipi në fushën e lojës ku ka arritur çerekfinalet e Champions League dhe është në garë për vendin e dytë në Premier League.

Në këto kushte Emre Can po mendon të rinovojë kontratën me “të kuqtë”. Të paktën dera është më e hapur se kurrë, duke dëgjuar Klopp. Në këto mënyrë, Juventus mund të mbetet duarbosh. Kufiri mes shpresës së klubit dhe synimit të djaloshit është shumë e vogël…

Related posts

ÇFARË GAFE NGA THIAGO SILVA/ Chelsea pëson dy gola në 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Vazhdojnë veprimet provokuese të mediave serbe, kapen me Shaqirin dhe Behramin

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Një medalje në finalen e madhe, Asllani bëhet lojtari i parë i Kombëtares shqiptare që…

F.autor

Leave a Comment