Futboll Premier League Sport

Carabao Cup/ Chelsea përmbys në fund, magjia e Hazard eliminon Liverpoolin (VIDEO)

Chelsea ka përmbysur gjithçka në minutat e fundit të takimit dhe ka eliminuar Liverpool në supersfidën e raundit të tretë të Carabao Cup. Blutë e Sarri-t kanë mposhtur të Kuqtë e Klopp me rezultatin 2-1 në Anfield. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë megjithëse trajnerit kishin zgjedhur të linin pushim yjet e ekipit si Salah apo Hazard. Gjithsesi, skuadrat angleze kanë vërtetuar se janë shumë kompetitive dhe kanë një stol për t’u admiruar. Më në fund erdhi shansi i Fabregas apo Morata. Dhe ishin pikërisht këta të dy që regjistrojnë mundësinë më të mirë për të shënuar në minutën e 20’. Morata merr një top të mrekullueshëm brenda zonës, por goditja e tij pritet nga Mignolet.

Afër fundit të pjesës së parë ishin Mane dhe Keita me dy raste të mira që kanë rrezikuar portën e Caballero-s, por në të dy momentet portieri argjentinas tregohet vigjilent. Pas pushimit Liverpool tregohem më agresiv dhe Sturridge humbet një rast me portën e boshatisur përpara se të zhbllokojë rezultatin në minutën e 58’ në mënyrë fantastike.

Sarri mundohet të reagojë duke futur në fushë Hazard, por Liverpool mbetet në kontroll të ndeshjes teksa Blutë duken të lodhur. Por një goditje dënimi ndryshon gjithçka. Pas një topi të devijuar nga portieri, Emerson shtyn topin në rrjetë duke barazuar rezultatin. Sturridge mundohet të rikthejë avantazhin por traversa i mohon një gol nga distanca.

Por një aksion më pas Eden Hazard e merr situatën në dorë dhe shënon një gol fantastik pas një aksioni personal. Chelsea përmbys gjithçka në Anfield dhe kalon në raundin e 4-t.

Ndërkohë Arsenal ka bërë detyrën ndaj Brentford brenda në Emirates duke fituar 3-1. Skuadra e Emery nuk ka zhgënjyer përpara tifozëve megjithëse nuk e ka pasur edhe aq të lehtë sa ishte parashikuar. Dy golat e Danny Welbeck kaluan në avantazh të dyfishtë Topçinjtë që në pjesën e parë. Pas pushimit vendasit e ulën disi ritmin duke i dhënë mundësi miqve të ngushtojnë rezultatin me Judge. Por Arsenal arriti ta menaxhojë mirë ndeshjen dhe siguron fitoren me Lacazette ne fund të takimit duke kaluar me qetësi në raundin e katërt.

Related posts

IMOBILE FESTON 30-VJETORIN/ Por protagoniste bëhet partnerja Xhesika (FOTOT)

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kosova ngec ndaj Moldavisë, Kulolli shpëton “Dardanët”

Delo.autor

“BOMBERI” LUKAKU DEBUTOI ME GOL/ Ylli belg më mirë se “Fenomeni” dhe Milito, ja statistikat

Delo.autor

Leave a Comment