Futboll La Liga Sport

Botërori i shifrave të çmendura/ Spanja ekipi që do arkëtojë më shumë nëse…

Nëse Spanja fiton Botërorin, secili lojtar do të marrë një premio prej 825 mijë euro për kokë. Marrëveshja është arritur tashmë, pasi presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales ia ka konfirmuar kapitenit Sergio Ramos. Nëse Spanja nuk arrin në fazën çerekfinale, nuk do të marrë ndonjë çmim përveç dietave. Lojtarët që fituan Kupën e Botës në vitin 2010 morën 600 mijë euro bruto ndërsa në turneun “Brazil 2014”, Spanja u eliminua që në fazën e grupeve dhe nuk arriti të marrë shpërblimin 720 mijë euro.

Futbollistëve të kombëtares gjermane u është vendosur një bonos rekord prej 350 mijë euro nëse ata arrijnë të mbrojnë titullin e kampionëve botërorë “Rusi 2018”. Federata Braziliane ka vendosur premio prej 800 mijë eurosh për lojtarët e ekipit kombëtare nëse rikthejnë Kupën e Botës në vendin e tyre. Një shifër pesë herë më e madhe se ajo që lojtarët përfituan në Botërorin e 2002-it, ku u shpallën kampionë. Përfaqësuesja që do të fitojë Botërorin këtë do të marrë 33 milionë euro, ndërsa vendi i dytë do të marrë 22 milionë euro, i treti 21 milionë dhe i katërti 19 të tillë.

Ekipet e eliminuara në çerekfinale do të marrin 15 milionë euro dhe 11 milionë ekipet në raundin e 1/16-ave dhe në fazën e grupeve përfitojnë tetë milionë euro. Ky është turneu i parë që do të shpërndahen më shumë para në historinë e Kupës së Botës. Pa harruar premiot që Federatat përkatëse të ekipeve që janë kualifikuar për të marrë pjesë në këtë Botëror do të japin për lojtarët. 177 milionë do t’u jepen klubeve dhe 113 milionë euro do të ndahen për të mbuluar shpenzimet e klubeve për dëmtimet e mundshme të lojtarëve gjatë kohëzgjatjes së kampionatit.

Related posts

“Shqiponjat” TËRBUAN serbët në Rusi, momentet më pikante përmes fotove

Isa.Autor

LIVE/ Starton sfida Flamurtari-Tirana

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Juventusi sfidon “Los Blancos” për yllin francez…

Delo.autor

Leave a Comment