Champions League Futboll Sport

ÇFARË REKORDI/ GOLI i tij ishte i padobishëm: MBAPPE më i mirë se MESSI

Kylian Mbappe vazhdon të vendosë rekorde dhe t’i vjedhë skenën edhe vetë Messi-t. Tre golat e realizuar nga kapiteni i Barcelona-s kundër PSV-së kanë kaluar në plan të dytë pas golit të francezit kundër Liverpool. Një realizim që e ka bërë atë futbollistin më të ri të historisë së Champions me 10 ose më shumë gola: 11 në moshën 19 vjeç e 272 ditë.

Nuk është i vetmi rekord për një djalosh, i cili, teksa bashkëmoshatarët e tij studiojnë për provimin e maturës ose për të marrë patentën, ka fituar një Kupë të Botës dhe është një nga kandidatët për Topin e Artë. Sipas të dhënave të publikuara nga “Marca”, Mbappe është disa hapa përpara kolegëve të tij që kanë shkruar historinë e këtij kompeticioni.

Vetë Messi, sa për të përmendur dikë, ka qenë i detyruar të “presë” 31 vite e 119 ditë për të arritur në 11 gola, ndërsa Benzema-së i janë dashur 20 vite e 342 ditë. Aq sa mjafton, me pak fjalë, për t’u bërë pjesë e galerisë së lojtarëve më të mirë të Champions League. E vetmja njollë: goli i realizuar kundër Liverpool ka qenë i padobishëm. Gjithsesi, Mbappe është në garë për të fituar një trofe, që do ta bënte atë fitues të gjithçkaje.

A është në gjendje PSG ta ndihmojë sulmuesin e ri? Mes shumë rekordeve të Mbappe, është edhe një kuriozitet: ai ka shkuar atje ku Parisi nuk ka mundur, duke luajtur një gjysmëfinale kundër Juventus-it, pikërisht në sezonin para kthimit në shtëpi. Sigurisht, me Neymar dhe Cavani në krah të tij, PSG do të ketë mundësinë e radhës për të siguruar kupën me veshët e mëdhenj. Pavarësisht një hapi të parë të gabuar, rruga është akoma e gjatë. Gjithçka është e mundur. Madje, asgjë nuk është e pamundur.

Related posts

Pogba dhe Raiola reagojnë pas deklaratës së Guardiola

Sadik.Autor

“Bomba” tjetër nga Spanja: Kane dhe Pochettino, te Reali sezonin e ardhshëm

Q.Autor

“PENALLTIA E PARË QË HUMBAS NË KARRIERË”/ Flet mesfushori Batha: Thjesht rrëshqita, kam nostalgji për…

Delo.autor

Leave a Comment