Futboll

Andre Silva shfajësohet për mungesën e performancës në Serie A

Wolverhampton Wanderers dhe Arsenali kanë shfaqur hapur interesin e tyre për Andre Silva të Milanit, të cilin e kërkojnë këtë verë. 22-vjeçari u transferua në verën e vitit të kaluar në “San Siro” nga portugezët e Portos për 38 milionë Euro.

Por pavarësisht se po shkëlqente atje, Silva nuk ia ka dalë mbanë të bëjë të njëjtën paraqitje edhe te kuqezinjtë, teksa së Seria A ka shënuar vetëm 2 gola.

Dhe së fundmi është përfolur për një largim të parakohshëm nga Milano të sulmuesit, me dy ekipet angleze që dëshirojnë ta bëjnë pjesë të skuadrës së tyre. Megjithatë duket se Silva nuk është shumë i tërhequr nga ideja e transferimit në Angli.

“Mendimet e mija kanë qenë gjithmonë që të qëndroja te Milani dhe të bëja punën time këtu. Në Itali gjithçka ndryshoi për mua, ishte hera e parë për mua që dilja jashtë vendit tim, Portugali. Futbolli është futboll, i njëjti gjithandej, por gjithmonë duhet bërë më e mira. Nuk mendoj se çmimi i lartë i transferimit tim ka ndikuar te mua.

Problemi i vërtetë qëndron në atë që kam thënë edhe më parë, ndryshimi i vendit ka ndryshuar gjithçka tek mua.

Related posts

SHPALOS OBJEKTIVAT ME EKIPIN “ZIKALTËR”/ Rrëfehet Antonio Konte: Jam i gatshëm të marrë përgjegjësi…

Delo.autor

ZGJEDHJET E FSHF-SË DHE FINALJA/ Ekspertët e UEFA-s takim me kryeministrin Rama

Delo.autor

GARA E “ÇMENDUR” PËR NJË BILETË TË “KRIPUR”/ Boca-River si finale Botërori

Isa.Autor

Leave a Comment