Futboll Seria A Sport

CHAMPIONS/ INTERI “thumbon” BARÇËN: U sjell në mendje gjysmëfinalen e 2010 (VIDEO)

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës i rezervoi Interit një grup të vështirë. Zikaltërit e drejtuar nga trajneri Luçiano Spaleti, do të pozicionohen në grupin B ku së bashku me të ndodhen Barcelona, Totenhemi dhe PSV Eindhoven.

Skuadra italiane kthehet në këtë kompeticion pas 6 viteve mungesë dhe ndërsa për herë të fundit këtë trofe e kanë fituar në vitin 2010. Në atë vit ata realizuan tripletën, por njëkohësisht arritën të mposhtnin skuadrën që sot e kanë në grup, Barcelonën.

Dhe për të ndezur akoma edhe më shumë ka menduar faqja zyrtare e Inter në “Instagram” ka shpërndarë në video golin e dytë të shënuar në “San Siro” ku rezultati përfundoi në shifrat 3-1 duke thumbuar në këtë mënyrë katalanasit e drejtuar nga Ernesto Valverde.

Related posts

SAMPDORIA – MILAN/ “Kuqezinjtë” kërkojnë fitoren për një vend në çerekfinale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“TRABZONSPOR DO E SHESË 30 MILIONË EURO”/ Në Turqi të bindur për Muçin

F.autor

MEDIAT ITALIANE/ Ideohet shkëmbi i bujshëm ndërmjet Milanit dhe Chelsea

Isa.Autor

Leave a Comment