Futboll Sport

Ka më shumë GOLA se RONALDO/ Portieri anglez çmend rrjetin: Kur shënova herën e dytë…

Portieri i Guisborou Taun në Angli, Xhodan Nikson, ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pas shënoi një gol vendimtar ndaj Njuton Aiklif, muajin e kaluar, në një ndeshje të ekipeve të kategorive inferiore, në FA Cup.

24-vjeçari, shënoi fluturimthi golin e barazimit, për ekipin e tij, që militon në Divizionin e Parë të Veriut, që në piramidën e futbollit anglez, përkthehet në kategorinë e nëntë. Por, edhe këtë të mërkurë, në kohën shtesë, ai doli nga porta, dhe me një goditje të fuqishme, i dhuroi ekipit të tij një barazim 3-3, ndaj kryesuesve të renditjes, Heburn Taun.

Portieri, që ka shënuar më shumë këtë sezon edhe se vetë Kristiano Ronaldo, tha pas ndeshjes për SunSport: “Do i kërkoj drejtuesve padyshim për ndonjë pagesë ekstra. Do të jem portieri i parë në histori që do kërkoj një bonus në kontratën time. Në momentin e golit, nuk më duhej një konfirmim nga trajneri të shkoja tek zona kundërshtare.

E dija që kishin mbetur vetëm pak sekonda, dhe ishte shansi i fundit. Aty, tregova edhe instiktin tim vrasës. Shokët e ekipit nuk e besonin që shënova herën e parë në Kupë, por kur e bëra përsëri, u çmenda totalisht dhe shkova të festoj drejt flamurit të kornes.”

Related posts

Botërori i shahut në Durrës, 8-vjeçari me baba shqiptar dhe nënë kroate përfaqëson Gjermaninë

Sadik.Autor

“KEMI DËSHIRË TË RRITEMI DHE DUHET TË VAZHDOJMË TË PUNOJMË”/ Lukaku: Jam i kënaqur për veten, por si ekip…

Delo.autor

VIDEO/ Ronaldo totalisht jashtë forme, shikoni sa qesharak duket në fushë

Q.Autor

Leave a Comment