Futboll Sport

CR7, Modric apo Salah/ Kush është më i miri në botë? Brilante përgjigja e Toni Kroos

Cristiano Ronaldo, Mohamed Salah dhe Luka Modric, janë tre futbollistët më të mirët në botë, nëse duhet besuar lista e përzgjedhur nga FIFA për trofeun “The Best FIFA Men’s Player”. E mani mend Messi-n? Vendimi për të përzgjedhur këtë treshe dhe lënë jashtë argjentinasin ka ngrysur shumë persona në botën e futbollit. Gjithsesi vendimi tashmë është marrë, ndaj njëri prej të treve do të mbajë në duar trofeun e çmuar në fund të muajit.

Pikërisht për këtë çështje, është pyetur në “Twitter” edhe Toni Kroos, për të mësuar se cili nga të tre kandidatët duhet të fitojë trofeun. Kroos është shok ekipi me Modric dhe ishte shok skuadre edhe me Ronaldon për disa vite, deri në fund të sezonit të kaluar. Gjermani nuk ka asnjë marrëdhënie me Salah, por gjithsesi duket se preferoi të qëndrojë diplomatic, duke evituar dhënien e një përgjigje definitive për pyetjen. Përkundrazi, përgjigja e tij ishte epike, teksa tha: “Pse, unë jam jashtë listës?”, njëlloj sikur të thoshte se ai duhet të ishte pjesë e treshes candidate për trofeun.

Related posts

ARSENAL-BURNLEY/ Trajneri Emery kërkon fitoren e radhës në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-4

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Inter-Real Madrid. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment