Futboll Sport

ÇUDIA/ Shtypi meksikan sulmon MARADONËN: Eshtë një I DROGUAR, I PAAFTË

Eufori, lumturi, bujë në rrjetat sociale, por edhe shumë kritika, polemika dhe shkrime plot helm në shtyp. Kalimi i Diego Armando Maradona në stolin e Dorados ka ngjallur reagime të ndryshme në Meksikë. Ndërsa shtypi i kategorinë e dytë është në delir për ardhjen e argjentinasit, gazeta më e shitur në Meksikë, “Universal”, del kundër argjentinasit, që konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë të planetit.

Maradona mori 100 mijë “like” në momentin që nxori në “Instagram” mesazhin se do të shkonte të punonte me klubin meksikan, por shtypi nuk e sheh në të tillë mënyrë.

“I droguari do të drejtojë në futbollin meksikan,” – ishte titulli i editorialit plot helm, firmosur nga Gerardo Velazquez de Leon.

“Do t’i japin një të paafti 150 mijë dollarë në muaj dhe kjo është një mungesë respekti për trajnerët e tjerë. Maradona është i mirë për të shitur bileta te tifozët, por nuk ka as idenë më të vogël se si duhet të punojë,” – shkruan “Universal”.

Polemikat e gazetës meksikane vazhdojnë: “Eshtë i sëmurë, i droguar dhe ka nevojë për ndihmë sepse përbën një shembull të keq. Gjatë botërorit në Rusi të gjithë e panë situatën në të cilën ndodhet.”

Related posts

NIS TRATATIVAT PËR BLERJEN E BUJSHME/ Juventus përdor Moise Kean për të arritur super talentin…

Delo.autor

VILLARREAL-MANCHESTER UNITED/ Solskaer i beson katërshes së sulmit Sancho-Van de Beek-Martial-CR7 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Xavi: Këto janë skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment