Futboll Sport

Debutim “përrallor” për Mezanin, Luftëtari mposht Teutën në “shtëpi”

Me Gentian Mezanin në krye, Luftëtari ka arritur të bëj kthesën në kampionat, pasi ka mundur Teutën këtë të shtunë pasdite me rezultatin 3-1. Trajneri vlonjat, që ka vetëm pak ditë në krye të skuadrës së Luftëtarit, debutoi me fitore në sfidën e javës së pestë të kampionatit, kundër Teutës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi.

Një pjesë e parë e mirë për skuadrën e Mezanit, me shumë raste të krijuara, edhe pse rrezikshmëria nuk ishte në nivelin e duhur. Nga krahu tjetër të besuarit e Bledi Shkëmbit luajtën të përqëndruar në mesfushë, duke u kujdesur më shumë të mos pësonin se sa të krijonin raste për shënim. Por nga ana tjetër, Luftëtari i etur për fitore dhe gola, arriti të bëhej i rrezikshëm, pasi me Vasil Shkurtaj në qendër të sulmit, i hapi jo pak probleme në pjesën e parë skuadrës gjirokastrite. Të parët që rrezikuan ishin durrsakët, ku Progni në minutën e 17` gjuan nga goditja e dënimit, një top që shkon direkt në portë, por është gardiani i gjirokastritëve, Ruçi aqi që bën heroin, duke e devijuar jashtë në goditje këndi.

Pas këtij momenti janë vendasit që marrin frenat e lojës në dorë dhe kërkojnë golin. Në minutën e 30-është Shkurtaj që ka një mundësi të shkëlqyer për të shënuar. Por topi i goditur prej tij shkon në duart e portierit Isli Hidi. Pak minuta më vonë është sërish Shkurtaj që gjuan drejt portës, por këtë herë portieri i durrsakëve nuk ka çfarë të bëj. Sulmuesi i Luftëtarit merr një top brenda zonës nga Radoviç. Gjuajtja e tij, pothuajse nga pika e penalltisë, shkon drejt e në portë, ku Hidi prek topin me dorë por pa mundur t`a devijojë jashtë. 1-0 për Luftëtarin, ndërsa në kraun tjetër mundohet të ruajnë qetësinë në minutat e mbetura të pjesës së parë, e cila do të mbyllej pikërisht me avantazhin e gjirokastritëve.

Pjesa e dytë nis rrezikshëm për Luftëtarin, që ka një mundësi të mirë shënimi në minutën e 48`, por dalja e Hidi i heq topin sulmit të gjirokastritëve, duke e dërguar topin në fundore. Në krahun tjetër Bledi Shkëmbi e nis me një zëvendësim në skuadrën e tij, ku në fushë hidhet Arsid Kruja që i zë vendin Traore Faye. Sakaq të besuarit e Mezanit vijojnë të sulmojnë, kur në minutën e 50`, sërish tentojnë portën por portieri Hidi largon jashtë zone topin.

Agresiv dhe shumë të saktë në zonën kundërshtare, futbollistët e Luftëtarit arrijnë të ushtrojnë presion dhe të korrin rezultate. Kështu në minutën e 59` është Rapo ai që shënon golin e dytë për Luftëtarin, me një të majtë spektakolare nga jashtë zone. Festimi i golit bëhet duke hequr fanellën, ndërkohë që gjyqtari Enea Jorgji i nxjerr kartonin e verdhë. Në minutën e 63` është Milosavljev që shënon edhe golin e tretë, me një të djathtë nga jashtë zone, duke i dhënë një goditje tjetër Teutës. Por durrsakët edhe pse duke humbur me rezultatin 3-0, në minutën e 75` fitojnë një penallti. Latif gjuan nga pika e bardhë dhe dërgon topin në rrjetë.

Ndonëse Teuta dha shenja reagimi në minutat e fundit të lojës, sërish e pati të pamundur të përmbys rezultatin. Me këto tre pikë, Luftëtari mbetet sërish në vendin e fundit në renditje me pikë të barabarta me Kastriotin, ndërsa Teuta mban vendin e pestë për momentin.

Related posts

Salah, De Bruyne, Robben…“skarcimet” e Mourinho-s që shkëlqyen diku tjetër

Q.Autor

“SETIEN KA MENDIMIN E TIJ”/ Kuman: I pranoj kritikat dhe marr përgjegjësinë time, me Mesin nuk kam…

Delo.autor

SUPER ICARDI/ INTERI fiton me lehtësi ndaj LAZIOS dhe konfirmohet ekipi ANTI JUVENTUS

Isa.Autor

Leave a Comment