Futboll Premier League Sport

Liverpool nuk di të ndalet/ Man City me “5 yje”, Mourinho “ngec” ndaj bandës portugeze

Liverpool ka fituarme lehtësi 3-0 ndaj Southampton në Anfield. Ashtu siç pritej, të Kuqtë nuk e kanë pasur të vështirë të merrnin fitoren e 6-të në po aq ndeshje të Premier League dhe tani kryesojnë të vetëm renditjen. Duheshin vetëm 10’ minuta që vendasit të zhbllokonin rezultatin pas autogolit të Hoedt. I pafat lojtari i Southampton.

Nga mesi i pjesës së parë ishte qendërmbrojtësi Matip ai që dyfishoi rezultatin dhe që nga ai moment u kuptua se do të ishte një ndeshje e rehatshme për lojtarët e Jurgen Klopp. Në sekondat e fundit të pjesës së pari ishte Mohamed Salah ai që trefishoi rezultatin pas shtyllës së Shaqirit. Pjesa e dytë ishte më tepër ruajtje energjish nga ana e vendasve që kanë një kalendar të vështirë në javët e ardhshme.

Manchester City ka reaguar pas disfatës në Champions League duke mposhtur 5-0 Cardiff. Të besuarit e Pep Guardiola-s nuk e nisën mirë lojën dhe kjo edhe për meritë të kundërshtarit që mbrohej mirë. Por goli i Aguero-s në minutën e 32’ ka zhbllokuar miqtë nga emocionet dhe ka demoralizuar vendasit.

Dy gola të tjerë u shënuan nga Qytetarët përpara se të përfundonte pjesa e parë dhe shënues ishin Bernardo Silva me Gundogan. Dy gola të veçantë, ai i portugezit me kokë ndërsa i gjermanit në trekëndësh nga distanca. Në pjesën e dytë ishte Mahrez ai që gjeti golin e tij të parë me ekipin e ri teksa kishte vetëm gjashtë minuta që ishte në fushë pas zëvendësimit me Aguero-n, dhe të dytë në minutat e fundit të takimit. Më në fund një sinjal pozitiv nga blerja e kësaj vere të City-t.

Ndërkohë Manchester United nuk ka kaluar një të shtunë të mirë teksa ka barazuar 1-1 ndaj Wolverhampton. Të besuarit e Mourinho-s kanë vuajtur ndaj bandës portugeze të Wolves dhe si përfundim duhet të kënaqen me një pikë në Old Trafford. U duk sikur gjithçka do të shkonte mirë për vendasit teksa Fred shënon golin e parë me fanellën e Djajve pas një pasimi të bukur të Pogba.

Por Joao Moutinho ka ndëshkuar bashkëkombësin e tij Mourinho në minutën e 53’ me një gol fantastik në hyrje të zonës. Në minutat e mbetura United u mundua me çdo mjet të gjente golin e fitores por Wolves u mbrojt mirë teksa lojtarët ofensivë të United kanë bërë shumë gabime.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Liverpooli interesohet për sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”…

Delo.autor

“GOMAR, MOTRA JOTE…”/ Pioli shpërthen pas eliminimit. Zbulohen fjalët me Solskjaer (VIDEO)

Delo.autor

JETA E SHTHURUR E ALLEGRIT/ Ambrën e tradhtoi, partneres së parë iu zhduk dy ditë para martesë

Delo.autor

Leave a Comment