Futboll Seria A Sport

DEL PIERO kujton 25-vjetorin e debutimit dhe rrëfen: RONALDO është si LEGJENDA e…

25 vite më parë, më 12 shtator 1993, Juventus po luante ndaj Foxhias për javën e katër të Serie A dhe 15 minuta para fundit, trajneri Giovanni Trapattoni u kthye nga stoli dhe tha: “Djalosh futu! Kam një porosi për ty: mbaj topin sa më shumë dhe mundohu të fitosh ndonjë faull”

Djaloshi ishte Alessandro Del Piero, i cili atë pasdite debutonte me fanellën e Juventus. Do të ishte e para nga 705 ndeshje, e para e një serie të gjatë emocionesh.

“Ai moment ishte shumë i bukur dhe e gjithë java ishte e paharrueshme sepse pak ditë më vonë, luajta në Torino kundër Reggiana dhe shënova golin tim të parë me Juven,” – tregon Del Piero. Ishte i pari nga 289 gola gjithsej.

Tre vjet më vonë, më 22 maj 1996, Juventus i Lippi, Vialli, Conte dhe natyrisht Del Piero fitoi Champions League. I pyetur se cilat janë elementët që ndihmojnë për të fituar këtë trofe, ish-sulmuesi tha: “Një skuadër e fortë, kohezion mes futbollistëve, besim i madh, vetëdije për aftësitë dhe duhet të arrish në formën e duhur fizike dhe psikologjike në momentet më të rëndësishme, nga çerekfinalet e më tej. Nuk po përmend fatin, që gjithashtu është i rëndësishëm, por kur nuk flet për fatin tregon mendësi fituese.”

Më pas, Del Piero tregon pretendentët e këtij sezoni në veprimtarinë elitare: “Real Madrid niset në “pole position”, sepse ka fituar tre edicionet e fundit dhe pavarësisht se ka larguar Ronaldo mbeten të fortë. Në linjën e dytë të startit janë Juventus, Manchester City dhe Paris SG. Në linjën e tretë: Barcelona, Bayern dhe Liverpool.”

I pyetur nëse Juventus aktual është një nga ekipet më të forta që ka pasur ndonjëherë klubi bardhezi, Del Piero tha: “Sigurisht që tani është një nga ekipet më të forta në Europë, por nuk është e vetmja, edhe pse meriton të shkojë larg. Eshtë e pamundur që të bëjnë krahasime mes ekipe dhe epokave. Mendoj se kjo skuadër nuk ka arritur ende vetëdijen e forcës dhe mentalitetit që ka pasur Juventus i Lippi, kur shkuam katër herë radhazi në finalet e Kupave të Europës. Pishmani është që fituam vetëm një herë.”

Del Piero tregon edhe për reagimin që pati kur lexoi për herë të parë lajmin se Juventus kërkonte Cristiano Ronaldo: “Thjesht nuk e besova. Mendoja se ishte një mashtrim i madh. Ronaldo është si Lebron James!”

Related posts

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ CAGLIARIT/ Spalletti: Është një kundërshtar që…

Delo.autor

SEVILLA-REAL MADRID/ Zidane do të startojë me treshen sulmuese “BBH” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“HISTORIA PËRSËRITET” PËR MOURINHON/ Tre shkarkime për faj të një njeriu të vetëm…

Isa.Autor

Leave a Comment