Futboll La Liga Sport

DERBI/ Barcelona-Girona: 1 vit pa humbje për vendasit në “Camp Nou”

Humbja e pësuar kundër Alaves (1-2) në shtatorin e 2016-ës mbetet humbja e fundit e pësuar nga Barcelona në një ndeshje të kampionatit të luajtur në shtëpi. Pas katër fitoreve të marra në katër ndeshjet e para të këtij kampionati dhe pas fitores 4-0 të marrë kundër PSV Eindhoven në Champions League, trajneri Valverde mund të vendosë të vendosë t’i japë një mundësi disa lojtarëve kundër Girona-s.

Katalanasit kanë një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje të shënuar në këtë sezon të La Liga-s, duke i shënuar 80% të tyre në pjesën e dytë. Aktualisht, dy nga katër ndeshjet e luajtura në këtë kampionat, Barça i ka fituar me përmbysje.

Miqtë, nga ana tjetër, do të paraqiten në këtë takim pa asnjë humbje të pësuar në katër transfertat e fundit të zhvilluara në kampionat (3 fitore, 1 barazim) duke përfshirë këtu edhe një fitore mbresëlënëse 1-0 të marrë kundër Villarreal në transfertën e tyre të fundit.

Skuadra e Eusebio Sacristan nuk ka arritur të shënojë në vetëm 3 nga 18 ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe do të kërkojë të befasojë vendasit. Në dy përballjet e zhvilluara mes këtyre dy skuadrave, Barcelona ka dominuar me rezultatin e përgjithshëm 9-1 (0-3 në transfertë, 6-1 në “Camp Nou”).

Statistika
– Barcelona ka pësuar të paktën një gol në pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.
– Që nga fillimi i sezonit, Girona ka bërë pothuajse dyfishin e krosimeve (63)të Barcelona-s (32).

– Girona ka shënuar 3 ose më shumë gola në vetëm një nga 13 ndeshjet e fundit të kampionatit.
– Barcelona ka fituar 30 nga 33 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

– Katalanasit kanë shënuar të paktën dy gola në 30 nga 33 ndeshjet e kampionatit që kanë luajtur në “Camp Nou”.

Related posts

“NËSE NUK MUND TË RINOVONI…”/ Anelka kritikon ashpër PSG për amatorizmin e treguar me Mbappe

Delo.autor

TRANSFERIMI I MAJKËLL NGO NË TURQI/ Surprizon menaxheri: Ja e vërteta…

Delo.autor

E BUJSHME/ Pirlo: 5 klubet favorite për të fituar Championsin. Ja befasia e madhe mungon…

Isa.Autor

Leave a Comment