Futboll Sport

VIDEOLAJM/ Broja protagonist edhe si zëvendësues, fiton penallti për skuadrën e tij

Armando Broja ishte protagonist në sfidën e Kupës FA që Sauthemptoni luajti kundër Uest Hemit. Sulmuesi shqiptar u fut në pjesën e dytë, por menjëherë ishte në qendër të vëmendjes.

Djaloshi fitoi një penallti në minutën e 65’ pasi pësoi një ndërhyrje brenda zone nga kundërshtari i tij. Arbitri u konsultua me VAR-in dhe vendosi të akordonte penallti. Nga pikë e bardhë Uard-Prous nuk gaboi dhe i dha avantazhin Sauthemptonit.

 

 

Related posts

“Plakushi” për 100 ditë bëhet trajneri më i mirë në Europë

Q.Autor

REAL MADRID NUK DORËZOHET/ Mbajnë të ndezur ëndrrën Mbappe, Ancelotti nis të bëjë llogaritë

Delo.autor

Kanosja me thikë e trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana: Do marrim masa

Sadik.Autor