Futboll Kombëtarja Sport

U largua prej DE BIASIT/ “SNAJPERI” SHQIPTAR pranë rikthimit të bujshëm

Alban Meha humbi për një kohë të gjatë. Mjeshtri i goditjeve të dënimit vendosi të përfaqësonte Kosovën pasi ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De Biasi nuk e llogariti për ndeshjet e kampionatit europian të 2016 dhe më tej. Por as te Kosova 32-vjeçari nuk gjeti hapësirë duke u lënë mënjanë nga teknikut Bunjaki dhe Challandes.

Kalimi në Jordani nuk e qetësoi aspak veteranin, i cili vendosi të kalonte SV Elversberg, skuadër e Kategorisë së Katërt e futbollit gjerman. Por paraqitja e fundit, ku shënoi një gol të jashtëzakonshëm në fitoren e ngushtë 3-2 ndaj skuadrës së dytë të Freiburgut na riktheu Mehan e vjetër.

Por, lojtari mund të marrë një “dhuratë” të jashtëzakonshme nga tekniku I Kosovës Bernard Challandes. Zvicerani po mendon ta thërrase Mehën për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Eksperienca e tij me Shqipërinë mund t’i shërbejë shumë mirë ekipit të ri të Kosovës, e cila ëndërron kualifikimin për në Europianin e 2020.

Related posts

Nata e fundit e zezë për Los Blancos, ja si përfundoi finalja Real Madrid -Liverpool e vitit 1981

Sadik.Autor

Zyrtare: Sturridge largohet nga Liverpool, por Inter…

Q.Autor

“TEK SPALLETTI UNË SHIKOJ VETEN TIME”/ Befason Nainggolan: Për t’u pasur frikë, në 1 të natës…

Delo.autor

Leave a Comment