Futboll Seria A Sport

Dështoi ndaj Parmës/ Handanovic: “Interi nuk kërkon ALIBI, por goli I PARREGULLT”

Samir Handanovic ka komentuar humbjen e Inter 0-1 kundër Parmës, duke drejtuar gishtin ndaj disa episodeve arbitrare të ndeshjes. “Kemi sulmuar gjatë të gjithë ndeshjes, nuk arritëm të çbllokonim rezultatin e më pas në kundërulm pësuam gol. Sigurisht duhet të bëjmë më shumë kur ndodhemi në zonën e portës kundërshtare, për të shënuar gola. Nëse do të kishim shënuar në momentin e duhur, atëherë ndeshja do të kishte marrë tjetër drejtim, sipas meje. Por ky është futbolli, duhet të nxjerrim mësim e të reagojmë. Duke nisur nga sfida e të martës”, komentoi portieri i Inter.

“Duhet të gjejmë zjarrin përbrenda për të kapërcyer këtë moment, më pas ecim përpara. Kemi marrë më pak nga sa kemi merituar. Vërtetë, por nuk besoj tek gjërat rastësore. Mund të ndodhë në ndeshje, por duhet duhet rinisur që të martën. Të gjithë donim të fitonim dhe të bënim diçka më shumë, por nuk ia dolëm. Goli i Dimarco? Nuk e pashë topin të nisej në momentin e goditjes, edhe pse ai bëri një gol të bukur.

Mendoj se nuk ishte i rregullt, këtë duhet ta shohin. Nuk është se ne të Interit kërkojmë alibi, e dimë të gjithë se duhet të japim më shumë. Goditja nuk ishte e rregullt, më pas një penallti flagrante për ne, për të cilën u veprua sikur të mos ishte asgjë. Champions League? E dimë që Tottenham është një ekip i madh anglez, ne duhet të përgatitemi me atë që duhet të bëjmë në fushë dhe të jemi të fortë”, deklaroi Handanovic.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Chelsea – Inter: Zbllokohet sfida, anglezët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

SKEDINA E ÇMENDUR/ Tifozi FITON qindra euro prej RONALDOS e HIGUAINIT (FOTO)

Isa.Autor

Mourinho: Sa serioz është dëmtimi i Pogba? Nuk e di. Dhe sinqerisht, nuk më intereson

Q.Autor

Leave a Comment