Eredivisie Futboll

Twente ndal Ajaxin, “asist” për PSV Eindhoven

Barazim spektakolar mes Twentes dhe Ajaxit të Amsterdamit në javën e 15-të të Eredivisies. 3-3 përfundoi përballja e luajtur në “De Grolsch Veste”, ku “harkëtarët” kaluan në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, por pa mundur të merrnin maksimumin e pikëve, duke i dhënë mundësi PSV Eindhovenit, që luan me Spartën e Rotterdamit, të krijojë një shkëputje më të ndjeshme në krye. Schone realizoi dy herë për Ajaxin brenda katër minutave lojë në fund të pjesë së parë (33’ dhe 34’), por Twente i kundërpërgjigj me Thesker, që gjithashtu realizoi dygolësh në minutat 48 dhe 63.

Kluivert J i dha sërish avantazhit Ajaxit në të 79-ën, por 1 minut para përfundimit të kohës së rregullt Boere shënoi golin e fundit të kësaj sfide spektakolare që u mbyll 3-3. Në takimin tjetër të së shtunës, Den Haag u mposht 0-3 nga Groningen.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Juventus mposht Romën dhe siguron gjysmëfinalen

Delo.autor

“DYBALA NA KISHTE MUNGUAR, CR7 NUK KISHTE FAJ TEK GOLI”/ Pirlo: Super League? Në Europë disa gjëra duhet të…

Delo.autor

Inter arrin akordin me Malcom, pagesa pas Qershorit

Sadik.Autor

Leave a Comment