Futboll Sport

Ditë e madhe për Gjetan KETËN, boksieri fiton një tifoz të rëndësishëm (FOTO)

Ndeshja e boksierit shqiptar “Mike” Gjetan Keta ka tëhequr vëmendjen e të gjithë publikut shqiptar, i cili i ka dhënë një përkrahje të madhe boksierit nga Bulqiza. Mbështetja e tij është shtuar pasi dhe personazhe publikë kanë dalë në krah të Ketës si këngëtarja Aurela Gacce, ish-presidenti Alfred Mojsiu, etj. Por një tifoz tjetër i është shtuar 35-vjeccarit Keta. Presidenti i Unionit Botërot të Boksit (ËBU) Torsten Krille, i cili ka mbërritur në Dibër të Madhe për të ndjekur nga afër ndeshjen midis Gjetan Ketës dhe kundërshtarit për titullin kampion bote boshnjaku Sladan Janjanin.

Gazetari veteran sportiv Dëfrim Methasani është takuar me Krillen dhe nëpërmjet një postimi në “Facebook” duke theksuar “miku” është befasuar me organizimin e ndeshjes dhe mikëpritjen që ka gjetur në Dibër të Madhe.

“Me Presidentin e federatës botërore, WBU, Torsten Krille, në prag të eventit të mbrëmjes së sotme në Dibër të Madhe. Ai është i mrekulluar, nga mikpritja, organizimi dhe gjithçka që ka parë këto dy ditë, në Bulqizë dhe Dibër të Madhe. Urime Gjetan Keta, Ferit Keta dhe talenteve tanë të boksit. Uroj që ky titull të jetë kuq e zi!”

Related posts

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi mposht Podgoricën në “Elbasan Arena” dhe kualifikohet në turin e dytë

Delo.autor

KALIMI NË KOMBËTAREN E KOSOVËS/ Rashica: Vendimi më i mirë i karrierës time, e kam pasur “borxh” për të luajtur për të

Delo.autor

NDIZET MERKATO/ Gjigantët e Madridit pas HAZARDIT dhe ALONSOS, ofrojnë një MAL ME PARA

Isa.Autor

Leave a Comment