Futboll Premier League Sport

DO LARGOHET/ Neville këshillon POGBAN: Do të luash në ekip tjetër, por mos u bëj…

Ish-lojtari i Manchester United, Gary Neville, ka këshilluar Paul Pogba që, edhe pse do të luajë në një klub tjetër, ai është një profesionist, kështu që nuk duhet të sillet si një mercenar. Pogba, i cili arriti dy sezone më parë te Manchester United për 100 milionë euro nga Juventusi, ka qenë i lidhur me klube si Barcelona gjatë merkatos së kësaj vere.

Transferimi i mundshëm diku tjetër i francezit ka qenë i “sponsorizuar” nga problemet e pretenduara mes tij dhe trajnerit Jose Mourinho. “Si një tifoz i Manchester United, unë me të vërtetë besoj se askush nuk është më i madh se klubi. Pra, nuk jam i interesuar për njerëzit që janë duke menduar klube të tjera.

Nëse do ta ndaja dhomën e zhveshjes me të, këshilla ime personale do të ishte: Paul, padyshim që ju doni të luani në një klub tjetër, por sillu si profesionist. Mos u duk si një mercenar, nuk keni nevojë për këtë”, – tha Neville për gazetën britanike “The Times”.

Neville, i cili kaloi 19 vjet te Manchester United, gjithashtu mohoi se “Djajtë e Kuq” do ta ndalojnë Pogba të largohet, por klubi duhet ta mbrojë vlerën e vet, sepse ka investuar shumë para për mesfushorin francez.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Në pritje të Ronaldos, Juventus nis kontaktet për yllin e Premier League…

Delo.autor

“Ultras Guerrils”: Partizani s’mund të bëhet qendër rehabilitimi për plakushë të rrjedhur

Q.Autor

E TRISHTË/ Klubi i tronditur për vdekjen e ish-kampionit nga koronavirusi: Si natën e 26 nëntorit…

Delo.autor

Leave a Comment