Futboll Sport

Teuta nis më 5 korrik, klubi në kërkim të dy qendërmbrojtësve

Përgatitjet për sezonin e ri, Teuta do t’i fillojë më 5 korrik në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, ku do të qëndrojnë rreth 10 ditë, e më pas do të kryejë një fazë përgatitore jashtë vendit. Akoma nuk është caktuar destinacioni, por drejtuesit e klubit po shqyrtojnë disa alternativa, përveç Bullgarisë dhe Sllovenisë. Mësohet se edhe Italia është një pistë e re për durrsakët.Edicionin e kaluar bregdetarët zhvilluan një fazë model në vendin fqinj, ku qëndruan rreth një muaj, teksa zhvilluan edhe disa ndeshje miqësore. Kushtet e shkëlqyera duket se kanë bindur drejtuesit ta shohin sërish me interes këtë opsion. Gjithsesi, akoma nuk është zyrtarizuar asgjë, pasi drejtuesit janë duke i shqyrtuar me kujdes të gjitha opsionet. Në këtë moment, vëmendja më e madhe është përqendruar te merkato, ku priten disa afrime cilësore në të gjitha repartet, duke filluar nga mbrojtja për të vazhduar me mesfushën dhe sulmin. Përveç mesfushorëve kosovarë, Florent Avdyli dhe Roni Gashi, me të cilët klubi është ende në bisedime, Teuta po monitoron me kujdes edhe disa lojtarë të tjerë, kryesisht nga Kategoria Superiore, por edhe Superliga e Kosovës.

SITUATA Pas problemeve të shfaqur në mbrojtje gjatë sezonit të kaluar, në këtë repart pritet të vijnë njëkohësisht dy qendërmbrojtës që garantojnë siguri dhe kanë eksperiencën e mjaftueshme. Mesfusha është reparti që pritet të ketë më tepër ndryshime, teksa në klub do të afrohen lojtarë që bëjnë diferencën.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se janë në negociata me dy lojtarë, njëri prej tyre nga Superliga, por për shkak se marrëveshja nuk është finalizuar ende, nuk mund të japin akoma emra. Nga ky repart ka pasur shumë largime dhe aktualisht në dispozicion të trajnerit Shkëmbi janë vetëm Çyrbja, Lajthia, Bilali, apo edhe Vila nga të rinjtë. Gjithashtu edhe Hrkaç është një alternativë, pasi boshnjaku mund të luajë edhe si mesfushor përpara mbrojtjes. Këtë rol ai e ka bërë edhe gjatë edicionit të kaluar nën drejtimin e trajnerit Gentian Begeja. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga trajneri Shkëmbi, i cili kërkon të ketë disa opsione për të aplikuar module të ndryshme loje.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Ky SUPER mesfushor i BARDHEZINJËVE mund të OPEROHET

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ “Formula Chiesa” nuk bind, Arsenal mund t’i vjedhë objektivin Juventus-it…

Delo.autor

“DOJA TË LUAJA SHUMË PËR SHQIPËRINË”/ Gjasula: Dëshiroj të kaloj te Tirana, ja klubi i madh që isha afër në të kaluarën

Delo.autor

Leave a Comment