Futboll Sport

Drama/ Ish-gruaja demaskon Orelesin: Ja si më braktisi, mendova VETËVRASJEN prej tij

Nurudeen Orelesi është një emër që të gjithë e njohim, pasi luan prej vitesh në kampionatin shqiptar të futbollit. Nigeriani ka gjetur “oazin” e tij në Shqipëri, por një vendbanim që paska rezultuar “ferr” për ish-gruan e tij, Oluwayemisi Cole. Kjo e fundit ka akuzuar ish-burrin e saj se e ka braktisur menjëherë sapo është bërë një futbollist i famshëm dhe ka nisur karrierën e tij. Nisja e aventurës së tij me Dinamon në sezonin 2010-11 ka qenë dhe momenti i shkatërrimit për familjen e tyre.

Ish-gruaja e Orelesit e ka demaskuar atë dhe nënën e tij me anë të një postimi të gjatë në profilin e saj në “Facebook”. Ajo tregon se si 29-vjeçari e braktisi atë së bashku me mamanë e tij sapo filloi të fitonte para. Cole tregon vështirësitë që ka kaluar së bashku me djalin e tyre dhe harresën e afrikanit ndaj familjes së tij. Akuza të forta që gozhdojnë mesfushorin e Kamzës. Ai ka një karrierë të suksesshme, por nuk mund të thuash kështu për jetën e tij private, nisur nga akuzat e ish-gruas.

Cole e lidh çdo gjë me muajin shtator, si një muaj që do të mbahet mend gjatë në jetën e saj. Ajo që në krye të herës e nis me fyerje për lojtarin, pasi e cilëson si një fëmijë të rritur. Cole kujton kohën kur kishte “braktisur” nënën e saj në prag të vdekjes dhe varrimin e saj për të ndihmuar Orelesin për të luajtur në kombëtaren U-20 të Nigerisë në botëror. Ajo kujton se si ish-vjehrra e saj e kishte mbajtur me të mira dhe falenderuar për kohën që i kushtonte djalit të saj dhe ndihmën e pafundme.

“Menjëherë pas botërorit, djali i saj mori një kontratë profesioniste dhe filloi të luante në Europë. Ajo nisi të më trajtonte si të huaj dhe unë pyesja veten se pse nuk ishte më e njëjta grua që gjithmonë lutej dhe më falenderonte për atë çfarë kisha bërë për djalin e saj dhe të gjithë filluan të më trajtonin si të huaj. Pashë ngjyrat e vërteta të saj kur Orelesi nisi ta fitonte vetë bukën. Pashë ferrin dhe u detyrova të lija shtëpinë me djalin tim më të vogël se 1 vjeç për të gjetur paqen.

“Djali i saj u kthye, erdhi në shtëpinë me qera ku unë rrija me tim bir. Nuk e dija që ai do ishte krimi im më i madh. Nuk e di nëse është e detyruar të jetosh me një grua që tregon më shumë urrejtje në vend të dashurisë. Kalojmë në pjesën që djali i saj me la. Ai ishte në Nigeri që nga maji e deri në gusht. Dikush më tha që ai po kthehej. Gjëja tjetër që mora vesh ishte që ai pyeste njerëz të ndryshëm vërdallë si është Iyanu (djali). Fillova të shqetësohesha çfarë ndoshi me telefonat e mi apo çfarë po ndodhte realisht me mua. Nëse nuk martohesh me mua përsëri, do të thotë që të mos marrësh në telefon për të pyetur për djalin tonë?

“Isha shumë afër vetëvrasjes nga depresioni, por falë Zotit nuk e bëra. Çfarë do që ndodh në jetë, jeta duhet të vazhdojë“, – thuhet ndër të tjera në shkrimin e gjatë që Cole demaskoi ish-burrin e saj Orelesi. E pas gjithë këtij statusi, e dini kush është ironia më e madhe? Nurudeen Orelesi që i jep një pëlqim pa të keq!

Related posts

REALI I LË TARGËN BARCELONËS/ +10 Ançeloti: Pashë ekipin më të bukur

Delo.autor

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF/ Ja cilët janë lojtarët që preken

Sadik.Autor

Gazeta spanjolle “Marca” zbulon detajin që e çon Ronaldon te Juventusi

Isa.Autor

Leave a Comment