Pas kritikave të shumta nga trajneri Mourinho dhe një sezoni aspak pozitiv për Luke Show duket se ka dritë në fund të tunelit pasi gjigandët katalanas të Barcelonës janë duke menduar të bëjnë një levizje drejt tij në merkaton e verës.
Mbrojtësi i majtë po përjeton një situatë aspak pozitive në Old Trafford pasi performancat e tij janë zhvlerësuar publikisht nga portugezi Mourinho me incidentin e fundit që u shënua mes palëve pikërisht në fitoren e Djajve të Kuq ndaj Brightonit në FA Cup. Lojtarët e United kanë dalë në krah 22-vjeçarit Show por e ardhmja e tij në klubin anglez tashmë shihet me dyshim dhe ashtu siç raporton e përditshmja britanike “The Mirror”, Barcelona është duke menduar mundësinë për ta transferuar atë në Camp Nou. Nga ana tjetër mediat raportojnë se Mourinho projekton Umtitin si një nga përforcimet e organikës për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi 24-vjeçar kërkon një pagë prej 7.9 milionë paundësh në vit nga katalanasit ofertë të cilën Mourinho ja ka bërë personalisht francezit gjatë bisedave të shumta private që ka zhvilluar me të. Me Umtiti që duket se e distancon veten nga një e ardhme me Barcelonën drejtuesit e blaugranave janë duke menduar një zëvendësim të mundshëm të tij dhe shohin kualitet dhe potencial tek lojtari Luke Show duke qënë të gatshëm të konkurojnë edhe me Chelsean që do të hyjë në garë për të përfituar shërbimet e tij.
Kontrata aktuale e Luke Show tek United është e vlefshme deri në fund të sezonit gjithsesi, klubi anglez me shumë gjasa pritet që ta rinovojë kontratën e tij edhe me një sezon tjetër në mënyrë që të mos e humbasë atë si një lojtar me parametra zero.