Futboll La Liga Sport

DUAN TITULLIN/ Diego Costa kërkon tek Atletico Madrid yllin e Chelsea

Ish-sulmuesi dhe bomberi i Chelseas, Diego Costa ka pranuar se do të dëshironte që Cesc Fabregas të transferohet te Atletico Madrid, por theksoi se marrëveshja mes palëve nuk varet prej tij. Sulmuesi i përfaqësueses së Spanjës u largua nga Blutë në drejtim të Atletico Madrid sezonin e kaluar, pas tre sezoneve në “Stamford Bridge”, aty ku shkëlqeu në fushë, por pa shmangur problemet e tij jashtë saj. Kombinimi mes Costas dhe Fabregas në fushë gjatë kohës së Chelseas ishte thuajse perfekt, me dyshen që kombinonte gjithmonë në mënyrë telepatike që në sezonin e tyre të parë bashkë, me të dy që luajtën role kryesore në titullin në titullin e fituar nga Blutë në sezonin 2014/15 në Premier League.

Në këto kushte nuk është aspak surprizë që Costa pranon hapur se dëshiron të ribashkohet me Fabregas në Madrid, duke e deklaruar gjatë një interviste për “Marca”. Gjithsesi 29-vjeçari pranon se nuk do t’i kërkojë kurrë trajnerit të tij që të afrojë futbollistë specifikë. “Nëse do të mundesha, atëherë unë do ta merrja Cesc. Pata një lidhje të jashtëzakonshme me atë. Ai më dha mua jetë, por gjithsesi nuk i kam thënë asgjë trajnerit. Ai e njeh ekipin më mirë se cilido tjetër. Ai i di blerjet që duhen bërë. Unë nuk mund të kërkoj për ndonjë futbollist specifik, unë kam kolegë në atë pozicion”, deklaroi Diego Costa.

Related posts

Morata: Mourinho më udhëzoi të “vrisja” Diego Costa-n

Q.Autor

SKANDALI/ Presidenti jep dorëheqjen nga klubi italian, policia i gjeti në makinë…

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Shehi: Penalltia? I thashë Xhajës me standard Champions-i e mbajte

Delo.autor

Leave a Comment