Futboll Seria A Sport

MERR FUND DILEMA/ Nuk është faji i Gattusos, ja kush është DEFEKTI I MILANIT

Tri barazime të njëri pas tjetrit, që hidhërojnë ambientin kuqezi. Milan mundet dhe duhet të bëjë shumë më tepër se kaq. Shumë gabime individuale dhe akoma një mentalitet prej skuadre të vogël, që kanë përndjekur Milanin deri tani. Është pikërisht kjo ideja që sundon në Milanello dhe jo vetëm. Por ka edhe ndërgjegjësim se gjërat mund të ndryshohen. Sikurse thekson Suso në intervistën e dhënë për “Sky”.

“Ka të drejtë trajneri. E kemi lojën prej skuadre të madh, sikurse gjithë të tjerat. Na mungon vetëm mentaliteti. Sikurse kur duhet të administrojmë avantazhin, ose të qëndrojmë më ngushtë në fushë, në këtë kuptim. Nevojitet më shumë kohë dhe fat. Është e vërtetë që jemi të rinj, por duhet të rritemi sa më shpejt të mundemi. Por ndërkohë, Gattuso nuk ka asnjë përgjegjësi, këto gjëra varen nga ne. Duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të përqendruar, të pafrikësuar. Mundet gjithmonë që të përmirësohemi dhe të bëjmë më shumë. Grupi është shumë i bashkuar, i përbërë nga djem të mirë. Ndjehem sikur të kem qenë këtu prej 15 vitesh, Milan është si një skuadër për mua. Jam shpërblyer për 100 ndeshjet me këtë fanellë dhe jam i lumtur. Është krenari të mbash veshur këtë fanellë, është ëndrra e përhershme”, deklaroi

Related posts

KËRKON DY DHURATA PËR KRISHTLINDJE/ Dybala: Ëndrrat janë falas…

Delo.autor

SENSI GODITI, ALEXIS SANCHEZ DEVIJOI/ Federata italiane vendos se kujt i takon goli (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Cikalleshi nuk mjafton, Polonia mposht me “POKER” Shqipërinë

Delo.autor

Leave a Comment