Futboll Seria A Sport

DUAN TITULLIN/ Gattuso mbron Higuain: Një lider edhe po nuk shënoi gol

Edhe pse goli i parë në një ndeshje zyrtare me Milanin ende nuk ka ardhur, për trajnerin Gennaro Gattuso sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain është një lider për kuqezinjtë. “Është një lider ashtu siç është Romagnoli, që u rrit me ne, siç është Reina, që që karikon skuadrën. Kur një futbollist kërkon të jetë një lider duhet të jetë koherent, që luan e sakrifikon për skuadrën. Gonzalo ka patur 4-5 raste në kampionat, nuk ka shënuar dhe duket i inatosur. Kjo tregon se është një kampion, që kërkon golin për të fituar”, thotë Gattuso.

Më te, trajneri i kuqeiznjve shton: “Po jep shumë për skuadrën dhe ky është një sinjal i mirë për grupin. Unë shpresoj dhe uroj që të realizojë goj sa më shpejt, që në ndeshjen ndaj Cagliari. Nuk është e drejtojë që ta kritikojmë, pasi ai e di se çfarë duhet të bëjë. Për mua rëndësi ka që skuadra të luajë në grup dhe të fitojë, rezultat që do ta kërkojmë edhe ndaj Cagliari”. Trajneri kërkon me shumë nga e gjithë skuadra, që të përsëritë lojën e mirë që bëri ndaj Romës në kampionat. “Është e rëndësishme të mësojmë nga gabimet dhe të shohim përpara me besim”, tha Gattuso.

 

Related posts

KUR RONALDO THIRREJ “CUSTODIO”/ Ja goli në ndeshjen debutuese me Sporting (VIDEO)

Delo.autor

Bardhi objektiv i dy gjigantëve europian

Sadik.Autor

LIVE/ Champions: Mbyllet ndeshja Manchester City-Porto. Rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment