Futboll Sport

“THE BEST AWARDS”/ Nderohet “i çmenduri” Bielsa, ja çmimi special për të (VIDEO)

Mbahet ditën e sotme në “La Scala” të Milanos, ceremonia e organizuar nga UEFA për çmimet “The Best”, e cila nderon lojtarët më të mirë në sezonin që lamë pas.

Në çmimin kryesor, garojnë Mesi, Ronaldo dhe Van Dajk, dhe favorit është holandezi, i cili u shpall edhe kampion Europe me Liverpulin. Mesi dhe Van Dajk gjenden në ceremoni, ndërkohë që mungon CR7.

FIFA ka menduar që të akordojë edhe çmime për lojtarin më të mirë në çdo rol, apo edhe formacionin më të mirë me 11-lojtarë. Gjithashtu, një çmim special edhe për tifozët. Më poshtë, ceremonia LIVE me çmimet e fituara.

ÇMIMET “THE BEST” LIVE

ÇMIMI FAIR-PLAY – MARSELO BIELSA

Trajneri I njohur, Marselo Bielsa, tashmë në krye të Lids Junajtid, iu akordua çmimi “Fair-Play”, për faktin se në takimin ndaj Aston Vilës sezonin e kaluar, i detyroi lojtarët e tij të linin një gol ndaj kundërshtarit, sepse Lidsi shënoi teksa një nga lojtarët e Aston Vilës ishte I shtrirë në tokë I dëmtuar. FIFA e ka vlerësuar këtë gjest nga Bielsa.

bielsa1

PORTIERJA MË E MIRË – VAN VENEDAL

Portierja e Atletikos së Madridit, iu dha çmimi nga Samuel Eto, teksa u zgjodh gardiania më e mirë e sezonit që lamë pas. Nominime të tjera për këtë çmim ishin edhe Endler dhe Lindahl.

15692661651288

ÇMIMI TIFOZI MË I MIRË – SILVIA GREKO

Mamaja braziliane,  Silvia Greko, u bë e njohur për të gjithë për faktin që djalit të saj të verbër, tifoz të Palmeirasit, I tregon golat dhe rastet djalit të saj, teksa gjendet të dy në shkallët e stadiumit çdo ndeshje për të përkrahur ekipin e zemrës.

tifozi i verber

ÇMIMI TRAJNERI MË I MIRË – JYRGEN KLOP

Ashtu siç pritej, trajneri më I mirë është shpallur Jyrgen Klop, që sezonin e kaluar u shpall kampion Europe me Liverpulin e tij. Tekniku gjerman në fjalën e rastit, tregoi se ky është një nder I vërtetë për të.

klop

ÇMIMI PUSKAS – DANIEL ZSORI

Zoric

Goli më I bukur për sezonin që lamë pas, u shpall ai i Daniel Zsori, lojtari I Debrecenit, që ishte nominuar për golin e tij ndaj Ferencvarosh në 16 shkurt 2019.

PANORAMASPORT.AL

Related posts

“TRADHËTOHET” LEGJENDA ARGJENTINASE/ Maradona BIE në hapin e fundit

Isa.Autor

NIS STËRVITJA PARA-SEZONAL/ Tifozët e Juventus brohorasin për Higuain: Qëndro me ne… (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS CUP/ ARSENAL fiton derbin londinez kundër CHELSEA (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment