Futboll Premier League Sport

DUAN TITULLIN PAS 28 VITESH/ Liverpool mposht edhe Tottenham në “Wembley” (VIDEO)

Liverpool ka vazhduar ecurinë e përsosur në Premier League pas fitores 2-0 ndaj Tottenham. Të Kuqtë duhet të ndihen krenarë jo vetëm pasi kanë mposhtur një prej rivalëve për titull duke shfaqur një lojë të bukur, por edhe pasi tani kanë pesë fitore në pesë takimet e para. Ndeshja filloi menjëherë me gol për miqtë por anësori e anulon për pozicion jashtë loje.

Tottenham zgjodhi të bëjë një lojë të kujdesshme duke shfrytëzuar kundërsulmet me Moura dhe Kane. Por rrallëherë kanë vënë në vështirësi prapavijën e Liverpool. Goli i avantazhit për vizitorët ka ardhur në minutën e 39’ falë Georginio Wijnaldum. Holandezi përfiton nga një rrëmujë në zonë gjatë goditjes së këndit duke goditur topin me kokë i cili kalon vijën fatale megjithëse portieri vendas tenton ha nxjerrë jashtë.

Pas pushimit Liverpool nuk e ul ritmin dhe ishte Roberto Firmino ai që shënoi golin e dytë në minutën e 54’ me portën e boshatisur. Ndeshja nuk e humbi interesin pasi të dyja skuadrat vazhduan të sulmonin por të shënuar më shumë gola. Dhe Lamela i jep shpresë ekipit të tij me një gol në minutën e 92′ teksa kishin mbetur edhe tre minuta lojë. Shumë pak për Tottenham që të shënojë edhe një tjetër dhe duhet të pajtohet me humbjen e dytë radhazi.

 

Related posts

SHKËLQEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Ish-futbollisti i Skënderbeut hero, 26-vjeçari realizon golin me Sibenik (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT NGA REALI/ Isco thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen

F.autor

UFC, Ronda Rousey femra e parë që hyn në “Hollin e Famës”

Sadik.Autor

Leave a Comment