Shtatori pritet që të jetë me mjaft aktivitete për Real Madridin ndërsa ata do të luajnë 7 takime në 21 ditë. Por “Galaktikët” janë optimistë në prag të këtyre përballjeve duke qenë se ata e akne nisur më së miri sezonin dhe sepse akne gjetur një lider të ri. Gareth Bale e ka udhëhequr më së miri skuadrën. Ai ka realizuar 10 gola në 10 takime për klubin dhe kombëtaren duke treguar se është në formën më të mirë të mundshme.
Në La Liga ai ka realizuar në 7 takime radhazi, ky është një rekord për të. Jo vetëm që ai është në një formë mjaft të mirë, por është në gjendjen më të mirë fizike dhe nuk ka asnjë shqetësim. Për më tepër që nga dëmtimi i fundit ka kaluar 1 vit.
Kjo është një nga periudhat më të mira të jetës së uellsianit, i cili po kërkon që të zërë vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo në ekip, si ylli i ri i padiskuteshëm. Ndërsa me Zinedine Zidane-n ai shpesh lihej në stol, me Julen Lopetegui-n, është titullar i pazëvendësueshëm.
Objektivi për Realin në këtë muaj është që të shmangin një tjetër “shtator të zi”, ku ata humbën 7 pikë në vitin e shkuar. Ata duan që ta nisin shkëlqyeshëm Ligën e Kampioneve, ndërsa do të tentojnë që të mbrojnë fitimin e titullit, ndërsa gjithashtu të jenë eng arë edhe për kampionatin. Që të mund t’ia dalin kanë nevojë për një Bale super, e po ashtu për një ekip të pagabueshëm.