Futboll Premier League Sport

DUELI PËR TITULLIN/ Mallkimi i Man City në “Anfield”: Guardiola nuk i trembet Liverpoolit

Fundjavën e ardhshme Manchester City do të udhëtojë për transfertën kundër Liverpool, në tentativën për të thyer mallkimin e “Anfield”. Liverpool dhe City ndajnë bashkë kreun e klasifikimit, me nga 19 pikë secila. Gjithsesi, City ndodhet në krye, falë diferencës më të mirë të golave. Por e gjithë kjo mund të ndryshojë në fundjavë, nëse City do të dështojë edhe një herë tjetër në “Anfield”. Manchester City nuk ka fituar në “Anfield” në 17 ndeshje, që nga viti i largët 2003. Madje, skuadra e Pep Guardiolas e ka patur shumë të vështirë të triumfojë ndaj Liverpool të Jurgen Klopp edhe në shtëpi. Në shtatë përballjet mes Liverpool dhe Manchester City në të gjitha kompeticionet, “Qytetarët” kanë fituar vetëm në një rast. Një fitore e regjistruar në shtator të vitit 2017, në “Etihad”, por me Liverpool që luante me vetëm 10 futbollistë.

Por, pavarsisht të gjitha statistikave që flasin në favor të Liverpool, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola nuk i trembet kundërshtarit. “Unë besoj shumë tek skuadra, tek ata djem. E di se si luftojnë. Shkojmë në Anfield, fitojmë apo humbasim, çfarëdo. Manchester City ka fituar në Anfield para shumë vitesh. Ajo që dua të shoh është ekipin të gjallë dhe ne jemi të gjallë. Nëse ata na mundin tre herë, ata janë një skuadër e mirë. Ata humbën ndeshjen e parë në Carabao Cup, porn ë Anfield ata shënojnë shumë gola, dhe nuk pësojnë. Fillimisht kemi Hoffenheim, të martën në Champions League, më pas do të përgatitemi për Liverpool. Në fund të sezonit do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Pep Guardiola.

Related posts

TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBEVE TË MËDHA/ Roma nuk e lëshon Nicolo Zanilon, ja oferta e “çmendur”

Delo.autor

Mourinho: Ndeshja me Chelsea, si gjithë të tjerat. Nuk do të festoj si i çmendur….

Isa.Autor

PAS ELIMINIMIT NË “US OPEN”/ Tenistja Osaka në krizë: Tërhiqem për pak kohë, nuk e di kur rikthehem

Delo.autor

Leave a Comment