Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Guardiola gjen në Francë zëvendësuesin e Fernandinhos, kushton…

Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Lionit, Tanguy Ndombele. Guardiola i ka kërkuar skautëve të tij të mbajnë nën vëzhgim 21-vjeçarin, i cili bëri një paraqitje të mirë në “Etihad”, pikërisht në fitoren që Lyon arriti përballë anglezëve në Champions League.

Manchester City prej kohësh është në kërkim të një zëvendësuesi për Fernandinhon, i cili tashmë është në moshën 33-vjeçare. Gjatë verës ata humbën garën me Chelsean për të nënshkruar me Jorginhon, i cili la Napolin për t’iu bashkuar bluve të Londrës.

Kujtojmë që në verë presidenti i Lyonit refuzoi një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh nga Manchester City, për kartonin e Ndombele, duke bërë të qartë se kërkon të paktën 70.

Related posts

“CRVENA NUK PATI ASNJË RAST TË PASTËR”/ Tefik Osmani: Më mirë të luash keq dhe të fitosh…

Delo.autor

E BUJSHME/ PSG nuk e vret mendjen për UEFA-n, rrëmben SUPER LOJTARIN e SCHALKES

Isa.Autor

VIDEO/ Futbollisti tenton të shënojë nga goditja e këndit. Ja ku përfundon topi…

Q.Autor

Leave a Comment