Futboll La Liga Sport

Liverpool ofron 70 milionë euro për portierin më të mirë në Spanjë

Liverpool mund të hidhet në sulm për të marrë Jan Oblak nga Atletico Madrid, sipas asaj që bën të ditur gazetari i “Sky Sports”, Vinny O’Connor.

“Të kuqtë” kërkojnë me çdo kusht një portier, si pika e fundit e dobët që i ka mbetur ekipit të Jurgen Klopp, i cili do të synojë fitimin e titullit në Premier League sezonin e ardhshëm.

Emre Can është larguar me parametër zero në fund të kontratës, por Liverpool e ka zëvendësuar duke marrë brazilianin e Monaco, Fabinho.

Tani duhet një zëvendësues për Loris Karius, i cili me gafat e tij solli humbjen në finalen e Champions League kundër Real Madrid. Kjo është arsyeja përse Liverpool po mendon të shpenzojë deri në 70 milionë euro për të marrë një portier.

Roma kërkon të paktën 80 milionë euro për Alisson, i cili është edhe në shënjestrën e Real Madrid, kësisoj Liverpool po mendon të investojë te slloveni i Atletico Madrid. Mbetet për t’u parë nëse klubi do të pranojë 70 milionë euro për Oblak.

Related posts

REKORD UNIK NË CHAMPIONS/ Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori, 5 trajnerë italianë…

F.autor

Frikë për dështim me Griezmann, Barça planifikon dy blerje

Sadik.Autor

PLAS POLEMIKA NË BRAZIL/ Trajneri i kombëtares zyrtarizon listën, ja kush mbetet jashtë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment