Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ HUMBI DERBIN: Tirana vendos PËRFUNDIMISHT për Ze Marian, trajneri do të…

Nuk ka më rrugë të mesme, Tirana ka shkarkuar trajnerin Ze Maria. Numri një i stolit nuk ka bindur askënd dhe arsyeja e shkarkimit ishte derbi i humbur me Partizanin. Kjo disfatë i vuri kapakun, pasi në të vërtetë në këtë vendim ndikoi dhe ecuria skandaloze e bardhebluve në këtë fillim sezoni dhe problemet e teknikut me lojtarët.

Ndarja e rrugëve pritet të bëhet zyrtare nga klubi brenda pak orëve, por ka vetëm një problem. Kontrata afatgjatë e Ze Marias, e cila duhet të prishet. Braziliani nuk pranon që të largohet pa dëmshpërblim, prandaj presidentit Refik Halili i ka mbetur sërish “dopio gjashta” në duar, pasi i duhet të gjejë zgjidhjen me 45-vjeçarin, në të kundërt i bie që të paguajë kontratën e tij deri në fund.

Largimi i Ze Marias sjell dhe një tjetër problem, pasi bashkë me të largohet dhe stafi i huaj i teknikut brazilian. Tirana mund të drejtohet në ndeshjen kundër Kastriotit nga trajneri i portierëve, Egbo. Situata është delikate dhe duhet të marrë zgjidhje shpejt. Të shohim dhe të presim se çfarë do të ndodhë.

Related posts

Këta janë 100 dribluesit më të mirë, por Ronaldon se shohim askund

Q.Autor

Debutoi me gol ndaj Apolonisë, Dejan Blazhevski flet për objektivat e sezonit

Isa.Autor

“KOKA JUAJ ËSHTË BËRË PREJ BETONI”/ Futbollisti publikon fotografinë nga dëmtimi horror

Delo.autor

Leave a Comment