Futboll Sport

PAS FITORES ME URUGUAJIN/ Deschamps: Nuk ka alarm të madh për dëmtimin e Mbappes

Didier Deschamps pohoi se nuk ka alarm të madh për dëmtimin në shpatull të Kylian Mbappe, të cilin e pësoi në fitoren e Francës kundër Uruguajit. Mbappe luajti 36 minuta në ndeshjen miqësore të së martës në “Stade de France”, derisa mbeti shtrirë në anën e tij të djathtë, pas një përplasjeje me Martin Campana.

“Adoleshenti” u pa të ecte poshtë tunelit të stadiumit në siklet, duke mbajtur shpatullën e tij, por u shfaq në stol në pjesën e dytë, pasi goli i Olivier Giroud siguroi fitoren 1-0. Didier Deschamps ka zbuluar se, edhe pse Mbappe do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore të mërkurën, nuk duket të ketë ndonjë dëmtim të konsiderueshëm.

Ai kishte dhimbje në shpatull, pas rënies së tij. Duhet të bëjë vizitat e duhura mjekësore të mërkurën në mëngjes, për të folur më saktë, – tha Deschamps në një konferencë shtypi. – Por nuk ka shqetësim të veçantë. Ishte një tronditje, një dhimbje, por unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë serioze”.

Related posts

EMERY ËSHTË DUKE VUAJTUR/ Arsenal merr në konsideratë huazimin e mesfushorit në…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri i Lerda ndryshon sulmin, ja skema e formacionit

Delo.autor

Jose Mourinho: Nëse Man City vazhdon me investime, atëherë Unitedi s’mund të garojë kundër saj

Q.Autor

Leave a Comment