Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Ky është objektivi numër një i Zidane tek Manchester United

E ardhmja e pankinës së Manchester United vijon të mbetet argument i nxehtë në këto orë. Çështjet e fundit që kanë përfshirë trajnerin aktual të “Djajve të Kuq”, Jose Mourinho nën sulmin e medias, është mbi të gjitha pas problemeve të portugezit me disa komponentë të skuadrës, Pogba e Martial mbi të gjithë, bën të mendohet për një ndarëve mes palëve. Dhe është pikërisht në rastin e një lamtumire të “Special One”, për të cilin kanë nisur aludimet për emrin e trajnerit të ri të trajnerit të ardhshëm të Manchester United, me Zinedine Zidane që konsiderohet kandidati numër një, që prej disa ditësh është përfolur për pankinën e “Djajve të Kuq”.

Por jo vetëm emri i trajnerit të ardhshëm, ka nga ata që mendojnë edhe për blerjet e para të epokës së re. Sipas portalit francez ‘Le10Sport’, në fakt nëse zërat mbi Zizou do të verifikoheshin të vërteta dhe do të konfirmoheshin, atëherë ish-trajneri i Real Madrid do të përfshinte në krye të listës së tij të blerjeve urgjente emrin e sulmuesit kampion bote, bomberit të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Pavarësisht dëshirës së Zidane, nuk do të jetë aspak e lehtë të shkëpusësh nga Colchoneros sulmuesin francez, për të cilin klauzola e transferimit nga Atletico Madrid është fiksuar në shumën e 200 milionë euro.

Related posts

ISH-MBROJTËSI I CHELSEAT SULMON SARRIN/ Jamie Carragher: Ofron paraqitje të turpshme, bën që kundërshtari të…

Delo.autor

E BUJSHME/ Në “radarët” e ekipeve të mëdha, Reali i Madridit nis kontaktet me Çelsin për Armando Brojën

F.autor

MANCHESTER CITY-CHELSEA/ “Vendasit| thellojnë avantazhin me dy golat e Agueros

Delo.autor

Leave a Comment