Futboll La Liga Sport

LAJME POZITIVE PËR BARCELONËN/ Pique është gati për super sfidën me “Los Blancos”

Barcelona barazoi ndaj Napolit 1-1, mbrëmjen e djeshme, por katalanasit janë dëmtuar së tepërmi nga ky takim.

Buskets dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak kartonësh, ndërsa Pike u dëmtua në minutat shtesë.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit. Lenglet e zëvendësoi, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Por, siç raportojnë mediat spanjolle, dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pike do të jetë i gatshëm për Realin, përballje që do luhet të dielën në mbrëmje.

Related posts

THA SE ISHIN GATI PËR TË PRITUR BEFASI/ Mourinho gjeti kualifikimin e Ajaxit, por gaboi për ish-ekipin e tij…

Delo.autor

LARGOHET PAS NJË DEKADE FANTASTIKE NË “ETIHAD”/ David Silva e mbyll si kampion me Manchester Cityn

Delo.autor

(VIDEO) Neymar bën “poker” personal, realizohet dhe goli i 8 në “Parc de Prince”

Q.Autor

Leave a Comment