Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Mesfushori i ARSENALIT shumë PRANË MILANIT, ja paga që do të marrë

Me zyrtarizimin e Ivan Gazidis, si administratori i ardhshëm i deleguar i Milan, Elliott, po vazhdon planet për ta kthyer ekipin kuqezi në majë. Në këto kushte ka marrë shumë pikë kalimi i Aaron Ramsey te Milan, pasi mesfushori do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor.

Edhe pse futbollisti pretendon një rrogë relativisht të lartë, rreth 6 milionë euro, drejtuesit e Milan janë tërhequr nga fakti se nuk do të paguajë asnjë qindarkë te Arsenal për të marrë një mesfushor, që me shumë gjasa do të jetë zëvendësuesi i Lucas Biglia, jo më në djalë i ri.

Duket se pikërisht Ivan Gazidis është karta e duhur për të bindur Ramsey të pranojë ofertën e Milan dhe të refuzojë përfundimisht rinovimin me Arsenal.

Related posts

Kupa e Mbretit, sytë nga derbi i Katalonjës

Q.Autor

MERKATOJA E VERËS/ Lëvizje të shumta në Superiore, ja të gjitha transferimet e kryera deri tani…

Delo.autor

Video: Gjermania del në finale, çmendet Schweinsteiger

Q.Autor

Leave a Comment