Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ AJAX e nis me këmbë të mbarë, “paqe” me gola në Ukrainë

Ajax e ka nisur me fitore fushatën e fazës me grupe në Champions League. Ajax, katër herë kampion i Europës, mposhti 3-0 AEK-un e Athinës, në Amsterdam.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, kur që në minutën e parë të këtij fraksioni Nicolas Tagliafico shënoi për vendasit. Sa për statistikë vlen për t’u përmendur se ky ishte goli numër 500 i shënuar nga një argjentinas në veprimtarinë elitare.

14 minuta para fundit, 21-vjeçari Donny van de Beek, realizoi golin e dytë për Ajax, që e nis me tre pikë grupin ku bëjnë pjesë edhe Benfica e Bayern Munich. Në minutën e fundit pati kohë edhe për golin e tretë “firmosur” nga sërish nga mbrojtësi argjentinas Nicolas Tagliafico.

Ndërkohë, Shakhtar dhe Hoffenheim ndanë nga një pikë në ndeshjen e luajtur në Ukrainë, e cila u mbyll 2-2.

Florian Grillitsch shënoi golin e parë për gjermanët, ndërsa vendasit barazuan me anë të Ismaily, megjithatë Havard Nordtveit i dha mundësinë Hoffenheim ta mbyllte pjesën e parë në avantazh duke shënuar golin e dytë.

Gjithsesi, nëntë minuta para fundit, braziliani Maycon shmangu humbjen për Shakhtar, teksa shënoi golin e barazimit.

Ekipet e tjera në këtë grup janë Manchester City dhe Lyon. Trajneri i Hoffenheim, Julian Nagelsman, 31 vjeç e 58 ditë u bë trajneri më i ri në historinë e Champions League.

Related posts

“ÇMENDET UNETID”/ Mou TREMB Realin, ofertë STRATOSFERIKE për “YLLIN” e ekipit

Isa.Autor

COVID-19/ Klubi i Serisë A “vatër” infektimesh, ndeshja ndaj Interit në rrezik të madh

Delo.autor

E MBANI MEND JERMEY MENEZ? Ish-futbollisti i Milanit e kalon natën me prostituta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment