Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI nuk ndalet: Kuqezinjtë “piketojnë” mesfushorin e TALENTUAR

Milani ka rikthyer në stafin drejtues legjenda si Leonardo dhe Maldini, të cilët në pak ditë arritën të bëjnë shumë mirë në merkato, duke sjellë Gonzalo Higuain nga Juventusi dhe në të njëjtën kohë Bakaiokon nga Chelsea. Mirëpo kuqezinjtë nuk duan të ndalen këtu, pasi i kanë sytë drejt talenteve të reja, në mënyrë që e ardhmja të jetë sa më e sigurt.

Sikurse raporton “Tuttomercato”, 18 herë kampionët e Italisë janë në bisedime me 19 vjeçarin e Atalantës, Filippo Melegoni, i cili shihet si një mesfushor me shumë të ardhme. Të shohim nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje për të konkretizuar gjithçka në merkaton e janarit, apo tratativat do të mbeten pezull.

Related posts

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Talljet me portugezin nuk kanë të kanë të ndalur… (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Eleminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Sadik.Autor

FOTO/ Qeshni me lot! Skedina e ‘dëshpërimit, kur do të fitosh me ‘dhunë’

Q.Autor

Leave a Comment