Futboll La Liga Sport

E zbulon gazeta spanjolle/ NEYMARI kërkoi DUKE QARË rikthimin në futbollin spanjoll tek…

Sipas asaj që shkruan sot “Mundo Deportivo”, Neymar Junior u pendua shpejt që e la Barcelonën. Dhoma e zhveshjes së katalanasve ishte shtëpia e tij, ndërsa Barcelona ishte një qytet, ku ndjehej si “peshku në ujë”. Por, përmes babait të tij dhe Wagner Ribeiro, drejtuesit e PSG e bindën atë se ishte më mirë të “fluturonte” vetëm, larg nga hija e shokut të tij, Leo Messi.

Natyrisht, këtu ndikoi edhe kontrata stratosferike ekonomike, që iu afrua në Paris. Lojtari, i cili idolizon “Pai” e tij dhe është gjithashtu ambicioz, besonte te projekti o PSG dhe hodhi poshtë rrugën e mesme.

Megjithatë, sapo përjetoi situatën në Paris, duke jetuar rivalitetin e Edinson Cavani për kryegolashënuesin e ekipit, por edhe atë të talentit francez, Kilyan Mbappé, Neymar filloi të kuptonte se kishte vepruar gabim. Te Barcelona ai la shumë miq dhe, pavarësisht se çoi klubin katalanas në gjyq, shpejt shfaqi trishtimin e tij mbi vendimin e marrë, si dhe zellin për t’u kthyer në “Camp Nou”.

Ai ndau me një nga drejtuesit blaugrana, me të cilin ka pasur marrëdhënie të madhe, midis lotëve, kërkesën për t’u kthyer te Barça. Madje, i kërkoi ndihmë për këtë. Kjo është ëndrra e tij, pavarësisht interesimit të Real Madridit. Sidoqoftë, Barça nuk e konsideron rikthimin e Neymar. Ajo pretendon se është përforcuar dhe roli i brazilianit në eikip nuk është e nevojshme tani.

Related posts

Gossip nga “Instagram”, dy futbollistë spanjollë do të bëhen prindër…

Sadik.Autor

“EURO 2023″/ Lista e ekipit Kombëtar U-21 pëson ndryshime, trajneri Bushi ka vendos të mos…

Delo.autor

E PAPRITUR/ KOVAC në “fije të perit”: Ja emrat e mëdhenj për STOLIN e BAYERNIT

Isa.Autor

Leave a Comment