Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ NEYMAR I DËSHPËRUAR: Perez ka gati MEGA-OFERTËN për ta transferuar

Neymar është i dëshpëruar!

Braziliani u largua nga Barcelona në drejtim të Paris Saint Germain për të bërë një hap përpara në karrierën e tij dhe të mos qëndrojë nën hijen e Lionel Messi-it, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç ai e ka pritur. 26-vjeçari nuk ishte pjesë e 11-shes së më të mirëve nga FIFA dhe gjasat që ai të fitojë “Topin e Artë” janë pothuajse 0.

Për më tepër, shoku i tij i skuadrës, Mbappé duket se po bën më mirë se braziliani, i cili pavarësisht se nuk e pranon, e sheh si një “rival” shumë i fortë brenda ekipit. Nisur nga kjo, Neymar është gjithnjë e më i bindur se do të largohet nga klubi parisien dhe është i vetëdijshëm se alternativa më e mirë është Real Madrid për të arritur trofe individual.

Siç bën të ditur “Don Balon”, në 24 orët e fundit ka pasur lëvizje nga ana e agjentëve të numrit “10”, për të mësuar nëse Florentino Pérez është ende i interesuar për Neymar ose jo. 26-vjeçari i trembet faktit se presidenti i “Los Blancos” do të ndryshojë objektivat e tij në merkaton e ardhshme, për këtë ka nisur të interesohet nëse vijon të jetë “i preferuari” i Perez, përpara se të bëj një hap konkret. Futbollisti e di se shanset që të fitojë “Topin e Artë” do të vijnë vetëm kur të jetë i veshur me të bardha për këtë arsye njerëzit pranë tij po përpiqen të bindin Florentino Pérez se është njeriu ideal për të udhëhequr Real Madrid në Champions League.

Related posts

E PAZAKONTË/ Donte të dilte në kamera, tifozi shkakton aksident masiv në “Tour de France” (VIDEO)

Delo.autor

“BERLIN, NA PRIT”/ Mesfushori nuk e fsheh gëzimin për arritjen e finales: Ndaj Francës ndeshja më e vështirë, por edhe më e bukur

F.autor

“Plas” te Barcelona, Valverde ofendon me fjalë raciste Dembelen

Sadik.Autor

Leave a Comment