Futboll Sport

Efekti Ancelotti te Napoli, ka ndryshim kursi për Elsi Hysajn?

Me largimin e Maurizio Sarri-t dhe ardhjen e Carlo Ancelotti-t në stolin e të kaltërve, hapen shumë çështje në shtëpinë ne Napolit. Tema kryesore është e ardhmja e besnikëve të ish-trajnerit toskan, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për të ardhmen. Një prej tyre është edhe Elseid Hysaj, lojtarë i cili nuk figuron mes listës prej 5 “të paprekshmëve” të Ancelotti-t. Për të sqaruar situatën e shqiptarit të shumëpërfolur në merkato, ka menduar menaxheri, Mario Giuffredi, i cili ka zbuluar se po negocion me klubin në lidhje me rinovimin e mundshëm.

“Këto ditë jemi duke negociuar me Napolin për rinovimin e Elseid Hysajt. Në kontratën e tij ka një klauzolë, por siç kemi thënë edhe më parë objektivi ynë primar mbetet qëndrimi te skuadra napolitane. Ardhja e Carlo Ancelotti-t në stol ka befasuar të gjithë, mbi të gjitha lojtarët të cilët besonin se Sarri do të qëndronte. Deri më tani çështja e rinovimit ishte lënë mënjanë për shkak të garës për titull.

Tani kemi nisur të diskutojmë, kishim bindjen se do të qëndronim pavarësisht ndryshimit eventual të trajnerit”, – tha menaxheri i shqiptarit, duke lënë gjithsesi hapur edhe mundësinë e largimit gjatë merkatos verore. “Dëshira jonë është që të qëndrojmë siç e thashë, por në merkaton e futbollit gjithçka mund të ndodhë”.

Deklarata të qarta nga ana e menaxherit të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, cili ndryshe nga sa kishte ndodhur edhe më parë, nuk e vë në dyshim qëndrimin e Hysajt në Napoilit edhe pas divorcit të klubit me Sarrin. Megjithatë, siç e ka konfirmuar edhe vetë Giuffredi ardhja e një trajneri të madh siç është Ancelotti mund të ketë zhbërë edhe rezervat e lojtarit, i cili duket se është i lumtur për të vazhduar eksperiencën e tij me nënkampionët e Italisë.

Related posts

Inter-Roma, ndeshja e “San Siro”-s premton gola

Q.Autor

KËRKOJNË PËRFORCIME NË EKIP/ Milan pranë marrëveshjes me mesfushorin e “Bluve të Londrës”….

Delo.autor

AKORDI CR7-JUVENTUS/ Afrohet ora e së vërtetës, agjenti Mendes kontakton gjigantët e Europës

Delo.autor

Leave a Comment