Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ RONALDO rindez “zjarrin” e JUVES për JAMES, por me një kusht…

Në të kaluarën Juventus ka qenë shumë e interesuar për kolumbianin James Rodriguez. 27-vjeçari ishte ende futbollist i ekipit të principatës, Monaco, që më pas ia shiti në vitin 2014 Real Madrid-it për shumën e 80 milionë euro, një shifër e papërballueshme nga klubi bardhezi. Me fanellën e bardhë të veshur, James ka regjistruar një total prej vetëm 77 ndeshjesh në tre sezone, arsye pse në vitin 2017 u transferua te Bayern Munich në formën e huazimit, ku gjithashtu nuk po gjen shumë hapësira.

Pikërisht në këtë pikë, Juventus po mendon të tentojë sërish blerjen e Rodriguez, edhe me sugjerim të Cristiano Ronaldos, ish-shokui tij i ekipit te Real Madrid. Në fakt, sipas “Don Balon”, portugezi po shtyn në mënyrë të tillë që drejtuesit torinezë të mund të realizojnë transferimin në Itali të kolumbianit të Bayern Munich, që në këtë fillim kampionati ka luajtur vetëm 60’ minuta, duke shënuar gjithashtu golin deçiziv në ndeshjen e kaluar kundër Bayer Leverkusen. Transaksioni mund të realizohet vetëm në rast të transferimit të Paulo Dybala.

Related posts

DRAMË TEK CHELSEA/ Miqësorja e Abramovic është mallkim për Sarrin dhe yllin anglez

F.autor

E PABESUESHME/ Atleti pret finishin duke fluturuar si “Supermen” (VIDEO)

Delo.autor

RENDITJA E FIFA-S/ Ja vendi që zë Shqipëria

Delo.autor

Leave a Comment