Futboll Ligue 1 Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ylli Mbappe pranon të rinovojë me PSG, por me një kusht

PSG po punon për të rinovuar kontratën e Kylian Mbappe.

Marrëveshja aktuale e sulmuesit francez skadon në vitin 2022 dhe klubi i Al-Khelaifi kërkon ta zgjasë kontratën deri në 2025-ën.

Sipas Le Parisien, qëllimi i lojtarit është të rinovojë deri në vitin 2023 dhe më pas të largohet nga Parisi në verën e vitit të ardhshëm.

Real Madrid është në dijeni të këtyre negociatave për rinovimin dhe Florentino Perez do të donte ta merrte në Spanjë në fundin e këtij sezonit për të ndërtuar një skuadër të re galaktike.

Megjithatë, presidenti i Los Blancos duket se do të duhet të presë edhe një vit.

Mbappe duket se po nxit PSG që të përforcohet në disa repartë në mënyrë që të mund të fitojë Champions League vitin e ardhshëm.

Related posts

FITORJA E “KUQEZINJVE” NDAJ HUNGARISË/ Ish-sulmuesi polak: Kurrë në jetën time nuk e prisja Shqipërinë kaq të fortë

Delo.autor

“KATAR 2022″/ Pas 11 mintuash lojë, ylli Jota ndëshkon me kokë Serbinë (VIDEO)

Delo.autor

YOUNG BOYS – JUVENTUS/ “ZONJA E VJETËR” kërkon fitoren për vendin e parë në grup (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment