Bundesliga Futboll Sport

E dielë barazimesh/ Werderi i Rashicës lë dy pikë në fund

Një festival i mirëfilltë golash në “Shvarzwvald Stadion” mes Freiburgut dhe Stutgartit. 6 gola të realizuar, nga 3 për çdo skuadër, bënë që ky duel argëtues të mbyllej në ekuilibër të plotë. Pas vetëm 52 sekondash lojë Freiburgu realizoi me Gondorf. Stuttgartit iu deshën 44 minuta për të reaguar. Insua me një të majtë spektakolare baraspeshoi rezultatin. Në startin e të dytës Mario Gomez shënoi golin e avantazhit për skuadrën e Korkut, por eaguan menjëherë vendasit. Gondorf konkretizoi dygolëshin personal, duke dërguar në rjretë një goditje dënimi. Spektakolare sfida, pa u shuar entuziazmi i Freiburgut, Mario Gomez kaloi edhe një herë në avantazh Stuttgartin. Goli i 14-të në karrierë që sulmuesi u shënon kuqezinjve. 9 minuta pra fundita skuadra e Streich arriti të shmangte humbjen, duke shënuar golin e barazimit me Waldschmidt. Pika e parë pas dy humbjeve si për Freibuergun dhe për Stuttgartin.

Barazimi i dytë në 3 takimet e para të Bundesligës për Werder Bremenin. Bardhëjeshilët u frenuan brenda në “Weserstadion” nga Nurenbergu, me sfidën që përfundoi në ekuilibër 1-1. Vendasit e nisën më mirë takimin dhe në minutën e 26-të gjetën golin e avantazhit. Eggestein me një të djathtë potente e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e tij të 4-t në karrierë me fanellën e Werderit.

Më pas loja hyri në një rrjedhë më të balancuar, ku tentativat nuk munguan nga të dy krahët. Në minutën e 67-të trajneri Kohfeld vendosi të aktivizonte edhe Milot Rashicën. Kur sfida po i drejtohej fundit, erdhi barazimi që shtangu Bremenin. 92 Nurenbergu realizoi me anë të Vura. Holandezi, i aktivizuar në pjesën e dytë, përfitoi pasimin e Behrens dhe mposhti Pavlenkën. NJë gol që evitoi humbjen e dytë në 3 ndeshje për bavarezët, ndërkohë që tek Werderi pengu është i madh për një fitore të sfumuar në frymëmarrjen finale.

Related posts

ANALIZA/ “Djalli” ngre murin, ja si Pioli sistemoi mbrojtjen e Milanit

Delo.autor

ELIMINOI INTERIN NGA CHAMPIONS/ Olayinka triumfon në Çeki dhe feston me puro! Digjet Praga (VIDEO+FOTO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Dortmund “blindon” Haaland, i ofron rinovimin me pagë “stratosferike”

Delo.autor

Leave a Comment