Futboll Kombëtarja Sport

REJA BEFASON ME SULMIN/ Zbulohet formacioni i Shqipërisë kundër Francës

Edi Reja ka përgatitur planin për të tentuar mrekullinë përballë Francës, e megjithatë rrugës ka hasur me surpriza të pakëndshme.

Sokol Cikalleshi po e mban pezull formacionin. Sulmuesi është në dyshim për shkak të dhimbjeve në kavilje, ndaj nuk mund të thuhet me siguri nëse do të luajë në vijën e parë.

Në stërvitjen e djeshme në Francë, të gjithë kanë qenë në fushë, edhe bomberi i Akhisarsporit, i cili u stërvit plotësisht, pavarësisht dëmtimit.

Dyshimet për gjendjen e këtij të fundit bënë që përkrah Balajt të provohej Uzuni. Në mesfushë, krahas Xhakës ka balotazh mes 3 lojtarësh për 2 role.

Abrashi shihet i avantazhuar në raport me Gjasulën dhe Memushajn. Reparti i mbrojtjes, solid me pesë, pritet që të ketë kapitenin Mavraj me Gjimshitin dhe Ismajlin në krahë. Si mbrojtës anësorë, Hysaj në të djathtë dhe Binaku që sfidon fort me Lenjanin, pritet të rreshtohen përballë “Gjelave”. Porta? Strakosha me gjysmëhapi avantazh ndaj Berishës.

Reja do të luajë me modulin e lojës 5-3-2, ku në repartin e sulmit befasisht do t’i besojë dyshes Uzuni-Balaj.

‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Shqipërisë në përballjen ndaj Francës e cila luhet ditën e shtunë në orën 20:45.

Image

Related posts

KLUBI KINEZ KËRKON YLLIN E MILANIT/ Shenzhen bën gati 15 milionë euro për sulmuesin e “Kuqezinjve”

Delo.autor

Teka e fundit e Pogba quhet Neymar, braziliani do 60 mln për të harruar, Ronaldo mes Anglisë dhe Azisë

Sadik.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Manaj shënon sërish dhe i “dërgon” një mesazh Panuccit

Isa.Autor

Leave a Comment