Futboll Premier League Sport

E DUAN TË GJITHË/ Tri arsye përse POGBA do të zgjedhë JUVEN, para BARCELONËS

Juventus vazhdon të jetë i interesuar për të rikthyer në “Allianz Stadium”, Paul Pogba-në. Edhe pse gjatë merkatos së verës nuk ia dolën dot që ta transferonin, për shkak se Manchester United refuzoi të shiste lojtarin e tyre më të çmuar. Mesfushori francez ishte pjesë e bardhezinjëve që nga viti 2012-të deri në momentin që u rikthye te “Djajtë e kuq” në 2016-ën për 110 milionë euro. Marrëdhënia e ‘dobët’ që ka me trajnerin Jose Mourinho ka shtuar interesin e Juves dhe të Barcelonës për të nxituar që të marrin shërbimet e 25-vjeçarit.

Ky i fundit e ka lënë hapur mundësinë e largimit nga “Old Trafford”, edhe pse aktualisht ai është pjesë e United dhe vazhdon të jetë një nga lojtarët më kryesorë. Siç shkruan “Tuttosport”, kampionët e Serie A ishin në kontakt me Pogba-në para se të nënshkruanin me Cristiano Ronaldon. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” ende kanë dëshirë që t’a rikthejnë francezin në Torino. Gjithashtu edhe Barcelona ka shfaqur një interes të madh për të nënshkruar me kampionin e botës, por sipas medias italiane, Pogba ka tri arsye pse do të zgjedhë të rikthehet në Torino, duke refuzuar kështu katalanasit.

Një nga arsyet është transferimi i Cristiano Ronaldos dhe së dyti, ende te “Zonja e Vjetër” ka shumë shokë me të cilët ka luajtur më parë. Së treti dhe e fundit, marrëdhënia e mirë që agjenti i tij italian, Mino Raiola ka me drejtuesit e Juventus. Ashtu sikurse agjenti i CR7-ës, Jorge Mendes, edhe Raiola po përpiqet të ndihmojë lojtarin e tij që të firmosë me bardhezinjtë.

Related posts

JO VETËM BARCELONA/ Por edhe tre skuadrat e mëdha italiane në gjurmët e yllit të Lyon

Delo.autor

INTERES PËR SULMUESIN ANGLEZ/ Gianfranco Zola: Ai është një lojtar interesant, jo vetëm për…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Igli Tare godet në merkaton e janarit, Lazio merr mbrojtësin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment